Saturday, November 23, 2013

Frizi i parë në botë



Në kohën e vjetër, në kohë vere ka qenë shumë vështirë të ruhen produktet ushqimore nga prishja. 
Mirëpo ende pa u paraqitur mekanizmat e ftohjes, njerëzit kanë gjetur mënyrë ta ftohin ose ta ngrijnë produktin ushqimor përmes borës dhe acarit ose kanë gjetur vend të errët dhe të ftohtë ku edhe e kanë akumulua ushqimin.
Ka ndodhë që disa herë ushqimin e kanë vendosë në qese me akull dhe në atë mënyrë kanë parapa një preventivë të mbrojtjes së ushqimeve nga prishja. Ftohja përfaqëson një reaksion kimike fizik e cila mundohet që ta ulë temperaturën e trupit në qese ose temperaturën lokale ku ndodhet substanca jonë që dëshirojmë që të ngrihet. Për këtë është përdorur një lloj matësi që ka dhënë temperatura shumë të vogla të ftohjes në friz. I gjithë ky proces është i realizuar në bazë të fizikës së pastër:Mbushja e makinës shpejt ka reaguar duke lëshuar energji të mjaftueshme kinetike dhe duke fituar energji të mjaftueshme që ka qenë e nevojshme për uljen e temperaturës së substancave. Në atë mënyrë është zhvilluar ftohja në rrugën natyrale. Principi i ftohjes edhe në ditë të sodit është i njëjtë, ku me ndihmën e zhvillimit të gazrave përbën një metodë primare të punës së frizeve. Prezantimi i parë artistik i frizit ka qenë i konstruktuar nga ana e Villijam Kullen në Universitetin e Gllazgovit në vitin 1784. Sidoqoftë zbulimin e tij ai nuk e ka përdorur për ndonjë qëllim praktik. Në vitin 1805 zbuluesi amerikan Olliver Evans e dizajnoi makinën e parë për ftohje. Frizi i parë praktik në numër serik është i ndërtuar nga ana e Xhejkob Perkins në vitin 1834, i cili ka përdorur kompresionin e nxehjes në ciklus. Fizicienti amerikan Xhon Gori konstruktoi friz në bazë të dizajnit të skicave të Olliver Evans në vitin 1844. Inxhinieri gjerman Karl fon Llinden nuk e patentoi frizin si mjet i veçantë në vete por ai patentoi procesin e ftohjes që është pjesë e teknologjisë së ftohjes. Kjo ka ndodhë në vitin 1876. Frizat e parë në periudhën e viteve 1800-1929 kanë përdorur gazra sikur që janë amoniaku(NH3), metalori(CH3Cl) dhe dyoksidin sulfurik(CO2) sikur materiale të ftohjes. Disa fatkeqësi serioze kanë ndodhur në periudhën e 20 viteve të para të frizit ku si rezultat i metalori janë helmuar familje të tëra. Tri korporata amerikane kanë filluar që të hulumtojnë një metodë më të sigurt të ftohjes duke kërkuar edhe materiale të volitshme që do të përdoreshin në zbatimin e kësaj metode në praktik. Dhe në atë mënyrë është ardhur deri te freoni. Për pak vite freoni është bërë mjeti kryesor për ftohjen e ushqimeve nëpër shumë familje. Pas shumë decenieve njerëzit kanë kuptuar se materiet që përdoren në freon janë ndotëse serioze të ozonit që rrezikojnë planetin Tokë. Praktikisht prapë vihet në fillim , të gjendet metodë që nuk do të jetë e dëmshme as për njerëzit dhe as për Tokën.

Përktheu nga gjuha maqedone:Hamdi Nuhiju
Tekst i marrë nga gazeta ‘Biznes’ i ditës së premte 11 nëntor 2005

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...