Sunday, November 24, 2013

Nota e 6 e Milazim Krasniqit



Hamdi Nuhiju

Vëllimi i gjashtë i veprave të Milazim Krasniqi, botim i ‘ Logos-a’ nga Shkupi ka një titull të përbashkët:’ Publicistika islame’. Në këtë vëllim 537 faqesh janë përmbledhur këto libra:’  Meditime islame’,’’ E vërteta e Islamit ndër shqiptarë’,’’ Dhuna dhe qytetërimi perëndimor’,’ Islami si fillim i historisë’,’ Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore’, dhe’ Suksesi i garantuar’.

Librat në fjalë kanë një rëndësi të madhe për pasurimin e literaturës islame në gjuhën shqipe dhe nga autor shqiptarë. Përveç kësaj, këto vepra dëshmojnë edhe për një trend pozitiv në mesin e intelektualëve shqiptar, trend jashtë rrethit të ideologjisë marksiste leniniste. Ndoshta njeriu gjithçka mund të bëjë në këtë botë, e asgjë të përfitoj, ndërsa e shkruara ngelet si histori më vete dhe që i shërben gjeneratave të ardhme.
Meditimet islame nisin me të Dërguarin e Fundit, Pejgamberin Muhammed alejhi selam. Ky si një lloj frymëzimi për rilindjen ideologjike, shpirtërore dhe shkencore të autorit, po edhe të secilit lexues të tij. Meditimet islame janë thelbi i një rruge të vështirë të identitetit të myslimanit bashkëkohor. Ato shfryhen përmes kërkimit të argumenteve në të kaluarën, ndërtimin e qëndrimeve në të tashmen dhe bazën ideologjie për vizionin që mund ta kishte njeriu në të ardhmen. Identiteti politik i Republikës së Kosovës ishte i determinuar prej identitetit fetar të popullsisë që jetojnë në Kosovë. Reflektimet, ose meditimet e këtij lloji, treguan publikut të rritur me frymën marksiste-leniniste se të dhënat historike, e interpretimet për pavarësinë e Kosovës, nuk duhet të kanë të përbashkët me manipulimin e masave e shuarjen e dhunshme të identitetit fetar të shqiptarëve të Kosovës.
E vërteta e Islamit ndër shqiptar është një e vërtet thelbësore. Në këtë libër autori përmbledh polemikat dhe diskutimet që bën me disa protagonist të politikës. Polemikat me Menduh Thaçin, tregojnë për borxhin që kanë shqiptarët mysliman ndaj prof.dr. Milazim Krasniqit. 
Menduh Thaçi dhe tutori i tij tashmë i ndjerë Arbër Xhaferi edhe pse kishin nisur një propagandë të ashpër kundër identitetit mysliman të shqiptarëve të Maqedonisë, shqiptarët e këtij vendi nuk kanë guxuar që t`ia kthejnë fjalën e as që guxojnë ende sot e kësaj dite. Reflektimi i prof.Krasniqit, është një rikthim dhe dashuri tek argumentet dhe e vërteta. Njeriu i cili bazohet në argumentet nuk duhet frikësuar prej asnjë politikani e partie politike si në vend, ashtu edhe jashtë vendit. Pas reagimit të profesorit të nderuar dhe përfundimit të polemikës është me rëndësi të nxirret në pah edhe dhuna psikologjike që ushtruan militantët e partisë në fjalë, ndaj prof.Krasniqit. E gjithë kjo dhunë psikologjike u krijua për shkak të një tribune të mbajtur në Tetovë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Si në të kaluarën, po edhe sot, shumë politikanëve tanë i pengojnë iftaret publike që mbahen në sheshet ku shumica e atyre vendeve i përkasin religjionit Islam. Për to, për ta shuar aktivitetin e iftareve, gjejnë alibi tek të varfrit dhe varfëria, ndërsa në realitet as që interesohen për të varfrit e vendit ku jetojnë. Atyre i intereson shuarja e aktiviteteve publike të myslimanëve të Maqedonisë. Metoda e shuarjes është manipulimi me masat përmes mediumeve dhe deklaratave publike të cilat bëhen kinse për interesin e tyre.
Këtij rrugëtimi polemikash iu bashkëngjit edhe prof.Dr.Vebi Bexheti, i cili dukej si më i butë në deklaratat e tij me prof.Milazim Krasniqin, ndërsa në realitet ishte vazhdimësi e një skenari të ndërtuar në mënyrë brilante. Përmes këtyre polemikave lexuesi mund ta kuptoj edhe realitetin e titullit të librit ‘ Politika e mbijetesës’.
Dhuna dhe qytetërimi perëndimor dhe islami si fillim i historisë është një libër kryevepër e prof.Dr. Milazim Krasniqi. Atyre që ende se kanë lexuar librin në fjalë, nuk janë duke e ditur se çfarë janë duke humbur. Dhuna në librin në fjalë u trajtua si një fenomen i përgjithshëm dhe i shpërndarë në shoqërinë perëndimore. Historia e homoseksualizmit, filmave të Hollivudit, vetëvrasjeve, drogës, prostitucionit, botës në kërkim të një lumturie të rreme, janë përmbledhje e një ideje që pasqyron realitetin e burimit dhe thelbit të dhunës. Edhe veprat e hershme letrare të letërsisë botërore janë të mbushura me tragjedi e dhunë të vazhdueshme. Ato në vetvete krijojnë një fobi ndaj dhunës, ndoshta edhe e bëjnë qenien njerëzore të përshtatshme për aksionin e dhunës.
Ideologjia e terrorizmit nuk i ka rrënjët tek Islami si fillim i historisë, po tek nacionalizmi. Edhe aksionet terroriste të Al Kaidës, ishin aksione të mbështetura në një panarabizëm i cili nuk kishte asgjë të përbashkët me Islamin dhe myslimanët.
Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore reflekton realitetin e pasqyrës se medieve dhe qasjeve ndërkombëtare ndaj kësaj feje madhështore. Bota islame është botë e tevhidit, dhuna në të nuk ka asnjë pjellë. Qarqet që e keqinterpretojnë Islamin për nevojat e tyre ditore janë dashakeqe e vetvetes e asesi dashakeqe e islamit dhe myslimanëve.
Prof.dr. Milazim Krasniqi temën në fjalë e trajton në mënyrë të detajizuar. E nis me botën e tevhidit, me Pejgamberët, me dijetarët, me dëshmorët e asesi agresorët. Pastaj orientohet tek interpretimi i kolektivizmit po edhe individualitetit në Islam. Njerëzit kanë obligime dhe të drejta edhe si individ, po edhe në kuadrin e shoqërive të ndryshme. Ata për asnjë moment nuk guxojnë të harrojnë se cilës vijë i përkasin dhe çfarë pasqyrojnë në vetvete.
Suksesi i garantuar edhe libër i cili i drejtohet të gjithë të rinjve shqiptar. Këto të rinj duhet që ta definojnë vetveten, kush janë, nga kanë ardhur, ku do të shkojnë dhe pse ata jetojnë në këtë botë. Për asnjë moment nuk guxojnë që të dyshojnë në identitetin e tyre e as që duhet punuar kundër atij identiteti të ndikuar prej faktorëve të ndryshëm shoqëror.
Rinia jonë e devijuar duhet që të dal nga kriza me një kujdes të madh. Ne duhet që të sillemi me to sikur mjeku ndaj pacientit. Nuk guxojmë që rinisë në fjalë t`i japim ilaçet e një sëmundjeje tjetër pasi që mund ta sëmurim ende më shumë.
Pajtohem me idenë e prof.dr.Milazim Krasniqit:’ Jeta është e bukur- jetoje si duhet!’

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...