Sunday, November 24, 2013

Revizioni i ciklit buxhetor



Hyrje

Buxheti është instrumenti më i rëndësishëm të cilën e shfrytëzon menaxhmenti për të planifikuar , kontrolluar dhe mbikëqyrur aktivitetet dhe punët e organizatës . Në një organizatë të madhe , buxheti ekziston në nivele të ndryshme të aktiviteteve. Në kuadër të buxhetit shtetëror , secila ministri , agjencion ose sektor duhet të posedoj burime të mjaftueshme materiale për t`i shpenzuar.
Këto burime të përcaktuara duhet të jenë të mbështetura nga buxhetet e detajizuara për aktivitete të caktuara në secilën ministri ku ekzistojnë ndarje më detale të cilat shfrytëzohen për udhëheqjen e përditshme dhe kontrollin.
Në nivel qendror , secila linjë e shpenzimeve duhet të ketë një shfrytëzues të qartë buxhetor i cili ka përgjegjësi për kontrollimin e atij shpenzimi.
Buxhetet për secilën organizatë në nivel qendror dhe lokal duhet patjetër të jenë të lidhura me planet strategjike dhe qëllimet e asaj organizate. Buxhetet , a me to edhe alokimi i resurseve të kufizuara duhet gjithmonë të orientohet kah prioritetet e Qeverisë , në vend që buxheti të jepet në bazë të shpenzimeve historike që kanë ndodhur viteve të mëparshme.

Rroli i revizionit të brendshëm në buxhetim

Revizioni i brendshëm mund shumë ti ndihmojë menaxhmentit gjatë vlerësimit dhe përmirësimit të sistemit buxhetor në organizatë. Kjo pjesë e broshurës jep orientime të cilat mund të ndihmojnë gjatë revizionimit të buxhetit të një organizate.

Qëllimet e revizionit në procesin buxhetor

Qëllim i thjeshtë i revizionimit të procesit buxhetor në një organizatë është që të vërtetojë se të gjitha të hyrat dhe të dalat , janë të planifikuara në mënyrë adekuate , të kontrolluara dhe të mbikëqyrura. Më pastaj , qëllimi i thjeshtë i revizionimit mund të shikohet nga aspekti i tre qëllimeve më konkrete:

Qëllimi i revizionit:Definime

Planifikimi:Formohen buxhetet e duhura në pajtim me planin strategjik dhe parashikimet financiare në organizatë.

Kontrollimi:Buxheti jep shkallën e duhur për mirëmbajtjen e aktiviteteve të organizatës në pajtim me planin strategjik.

Mbikëqyrja:Përgatiten raportet e duhura të cilat menaxherëve të nivelit të lartë i mundësojnë që në mënyrë efektive ta shoh gjendjen financiare të organizatës , ashtu edhe aktivitetet e saja krahas buxhetit dhe planit strategjik.
Programi i cekur i revizionit jep orientime për pyetjet me rëndësi dhe testet të cilat mund t`i kryej revizioni i brendshëm me qëllim që të vlerësoj planifikimin , kontrollimin dhe ndjekjen e aktiviteteve të organizatës.
Megjithatë , revizori e vlerëson procesin adekuat buxhetor në secilën organizatë , duke marrë parasysh natyrën dhe kulturën e asaj organizate.

Përkthehu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju
Materiali është huazuar nga : Doracaku i Revizionit të Brendshëm në Maqedoni , i botuar nga Sektori për revizion qendror të brendshëm Në Maqedoni

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...