Saturday, November 30, 2013

Gjumi ose vdekja



Hamdi Nuhiju

Të flesh është mëshirë prej Zotit të botëve ashtu si është mëshirë edhe vdekja pas një sëmundjeje të rënd. Meditimi rreth gjumit është faza më e rëndësishme e jetës. Njerëzimi ka marr famë dhe ka nxjerr filozofët e mëdhenj në skenë duke hulumtuar fenomenin e gjumit.
Bota e cila nuk kuptohet përmes fenomenit të jetës, të prejardhjes së saj, e deri tek përfundimi dhe transferimi është botë kafshërore. Fatkeqësisht shumë ideologji në këtë botë nuk janë të vetëdijshme në këtë temë. Ata ende pretendojnë se kanë në dorë fatin e jetës së tyre e cila sipas tyre është e përjetshme për sytë që e shohin dhe ndjenjat që e ndjejnë.
Edhe ti kujton se bota ka një fillim dhe fundi i saj përmbyllet me vdekjen? Sikur dita qysh ka fillimin me zgjimin në mëngjes dhe përfundimi i saj është gjumi? Po, çfarë ndodh me atë gjumë ose kotej e cila bëhet në mes të ditës? Si mund ta shpjegosh përfundimin e ditës me gjumin?
Ebu Bekri r.a. ka thënë shpesh:” Të kuptosh se nuk je i zoti ta kuptosh, ky është konceptimi i kuptimit e i njohjes.” Kjo botë  është edhe dije edhe njohje. Fanatikët e kapur vetëm pas dijes, duke mënjanuar njohjen, kapën armët dhe filluan luftën e parë botërore e të dytë. Në këtë mënyrë ata njerëz të dijes shkatërruan miliona njerëz të pafajshëm, shkatërruan shtete, perandori, fshatra, qytete, e rajone të ndryshme të botës. Në anën tjetër, fanatiket që u kapën pas njohjes pa dijen, edhe në shekullin në të cilin po jetojmë, i quajtur shekull i përparimit dhe dijes, po shkatërrojnë e vrasin njerëz të pafajshëm. Raste të tilla kemi plot me popullin Rohinga që është viktimë e një njohjeje të verbër të një grupi religjioz që është deklaruar si grupi me njohje më të thellë meditative e shpirtërore.
Në Hilje të Ebu Nuajmit, 7/90, shkruan:” Gjumi është vëllai i vogël i vdekjes”. Mungesa e veprimit të vetëdijes tek popujt mysliman në kohën tonë ka shkaktuar një përgjumje masive të miliona njerëzve. E shikojmë për çdo ditë nga ekranet e vogël të televizorit masakrën që bëhet mbi myslimanët, dhe nuk jemi në gjendje të reagojmë. Ky ndalim i reagimit, vjen nga mungesa e ndërgjegjësimit dhe vetëdijes së myslimanëve se koha e gjumit që është vdekje ka kaluar dhe ka ardhur koha e vdekjes që është rilindje dhe një mëngjes i madh. Nëse gjumi është vëlla i vogël i vdekjes, vdekja është vëlla i madh i rilindjes së popujve mysliman në këtë botë.
Pejgamberi ynë i dashur Muhammed Mustafa-ja alejhi selam kur binte për të fjetur në mesin e lutjeve lexonte edhe këtë lutje:” O Zoti im, ta dorëzoj veten time ty, kthehem nga Ti dhe çdo gjë timen e lë në dorën Tënde. Mbështetem te Ti edhe duke u druajtur, edhe duke shpresuar. Nuk ka mbrojtje tjetër prej Teje,  veç Teje, Ti je i vetmi mbrojtjes. O Zot, i besoj librit që ke zbritur dhe pejgamberit që ke dërguar. O Zot, më ruaj nga ndëshkimi Yt, ditën kur do të ringjallësh të gjithë njerëzit. Unë, më emrin Tënd vdes, me emrin Tënd ringjallem.”
Kjo lutje ka ardhur si rezultat i një vetëdijeje, ndërgjegjësimi, bindjeje të sinqertë në rrugën e Allahut xh.sh. E tillë duhet të jetë rruga e myslimanit.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...