Tuesday, December 3, 2013

Gay parada në Shkup



Hamdi Nuhiju

Radio Evropa e Lirë, një medium i fuqishëm i Evropës Juglindore këto ditë nxori në internet një video ku qytetar të Shkupit do të shprehen për dhe kundër mbajtjes së një ‘ Gay parade’ në Shkup.

Sipas kësaj videoje të nxjerr në internet me datën 02.12.2013, shumica e qytetarëve të anketuar ishin për mbajtjen e kësaj parade, po ata shprehnin shqetësimin e tyre se nuk ekzistojnë ende kushte dhe rrethana që e lejojnë një gjë të tillë.
Në mënyrë sinkronike kjo gjë duket e përbashkët me agjendën evropiane të Maqedonisë. Shikuesi i kësaj videoje habitet se si është e mundur që 100 përqind e të anketuarve të janë pro kësaj parade në Shkup, ndërsa vetëm një person të jetë kundër në mënyrë anakronike, ose të stuhishme.
Lufta që po bëjnë mediat perëndimore ndaj Evropës Juglindore ose asaj pjese të botës ku vlerat familjare janë ende të theksuara, është e dukshme. Shtetet e këtyre rajoneve bien nën presionin e shteteve të fuqishme për të pranuar ligje ose gjëra të papranueshme për logjikën njerëzore. Si kusht për pranimin e Shqipërisë në NATO, kusht i vendosur nga shteti Holandez, ishte edhe përpilimi i një ligji për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve në atë vend.
Qendrat e fuqishme botërore kanë një kryeqendër e cila dirigjon të gjitha tjerat, dhe politika në këtë pikë është e përbashkët për të gjitha shtetet. Si ato që u përfshin në këto politika, si ato që ndikohen direkt prej tyre, duhet domosdo që t`i përkulen këtyre kryeqendrave.
Moska, Beogradi, Shkupi, janë qendrat momentale të Evropës Juglindore të ndërtuara kundër këtyre veprimtarive. Prishtina, Tirana, Sarajeva janë qendra tjera të habitshme të cilat në mënyrë të detyrueshme kanë pranuar presionin e ndërkombëtareve në këtë pikë. Mendoj se në mënyrë ekstreme këto të ashtuquajtura vlera mbrohen nga këto qendra ballkanase.
Edhe në Maqedoni, u përgatit një ligj kundër këtyre të ashtuquajturave vlera nga ana e VMRO-DPMNE-së, ndërsa u pengua nga partneri i saj shqiptar.
Maqedonia është një shtet me një popullsi prej 98 përqindësh që janë kundër atyre politikave që tenton t`ia imponoj Evropa. Nëse maqedonasit thirren në vlerat e ortodoksizmit dhe shqiptarët thirren në vlerat e fesë islame, atëherë parada të këtilla nuk kanë vend në Shkup e në asnjë cep të Maqedonisë. Gjëja e vetme e përbashkët midis shqiptarëve mysliman dhe maqedonasve ortodoks është kjo pikë. Njashtu, gati gjëja e vetme e përbashkët midis shqiptarëve laik dhe maqedonasve laik është kjo pikë fryrje financiare prej Bashkimit Evropian.
Demokracia është një sistem vlerash të pa imponueshme për popujt e botës. Përderisa disa shtete e keqinterpretojnë dhe e keqpërdorin këtë term, atëherë ato vlera as që pranohen po dhe nuk mund të mohohen.
Nuk mund që popujve që jetojnë në Maqedoni t`i impononi edhe orientimin seksual. Nëse këto popuj bazohen mbi vlerat e familjes dhe orientim i qeverisë së këtij shteti është familja, atëherë të gjithë njëzëri duhet t`i themi Jo paradave të tilla në vendin tonë, dhe në të gjitha vendet tjera të botës.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...