Tuesday, December 3, 2013

Liqeni i Ontarios



Ky liqen është më i vogli dhe më veriori tek Liqejtë e Mëdhenj në Amerikën Veriore.
Është i lidhur me shtetin e Nju Jorkut dhe Ontarion si dhe me kufijtë midis SHBA-ve dhe Kanadasë duke kaluar nëpër të, liqeni është përgjithësisht i vetëm, aksi i tij është i gjatë 311 km që rrjedh në drejtimin veri-perëndim dhe gjerësia e tij më e madhe është 85 km.
Liqeni përgjithësisht e mbush lumin Niagara. Ekzistojnë pesë ishuj në pjesën e tij veriore, atje ku liqeni lëshon ujë në lumin Sent Lorens në afërsi të Kingston, Ontario.

Kanali Veland dhe lumi Niagara e lidhin me lumin Iri në jugperëndim. Në vitin 1615, liqenin e ka vizituar Samuel de Shamplejn, ndërsa emri i tij i parë francez ka qenë Lak Frontenak.
Portet e liqenit gjenden në Toronto, Hamilton, Ontario, Roçester dhe Osvego.
Përktheu e përshtati: Hamdi Nuhiju
Burimi: Fjalori enciklopedik britanez, versioni maqedonisht, vëllimi 7, faqe 83

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...