Wednesday, December 4, 2013

QSA Kumanovë: Projekti i dimrit-2013



Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, në bashkëpunim me organizatën e mirënjohur gjermane Muslime Helfen, këto ditë implementoi projektin e dimrit në Komunën e Kumanovës dhe të Likovës.

Projekti në fjalë përfshinte dru për ngrohje, dru këto në total 328 kubik, ose 6 kubik për një familje skamnore. Në projekt gjithsejtë u përfshinë 55 familje skamnore nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës.
Sipas përfaqësuesit të QSA-së në Kumanovë, Hamdi Nuhiju, projekti në fjalë ka rrjedh në mënyrë të suksesshme, dhe nga popullata është pranuar me sinqeritetin më të madh.
‘Ne me kohë kemi gjetur ofertuesin më të përshtatshëm të druve, i cili na ka siguruar dru për ngrohje të një cilësie të lart. Përveç kësaj, po ky ofertues na ka premtuar që do të na mbështes edhe në projektin Bukë e shpresë, duke financuar dy familje skamnore për vitin 2014. Qysh nga fillimi i projektit e deri në përfundim të tij, ne jemi të kënaqur me rrjedhën, dhe pengesat të cilat kanë qenë të natyrës teknike i kemi mënjanuar me sukses. Me këtë rast, në emër të ekipit të QSA-së Kumanovë, falënderoj donatorin Muslime Helfen për këtë donacion të dhënë në dy komunat tona, po ashtu edhe gjithë aktivistët tanë të cilët në mënyrë dinjitoze kanë implementuar këtë projekt. Projekti i ngjashëm është realizuar po nga i njëjti donator edhe në Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit e implementuar nga QSA në Preshevë’, tha Hamdi Nuhiju.
QSA në Kumanovë shpreson se edhe vitin tjetër i njëjti projekt do të implementohet në Kumanovë dhe Komunën e Likovës.





http://www.youtube.com/watch?v=6i2NPo5w3sA

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...