Wednesday, December 25, 2013

Refleksione nga Mesnevi (2)



Hamdi Nuhiju

“ O shërim për krenarinë, për nderin tonë
O ti Platoni ynë, Galenusi ynë!”


Platoni në historinë e njerëzimit njihej si një dijetar vrojtues i cili zgjidhte problemet e ndryshme e të menduarit shoqëror. Ai ishte një eliksir ose një dritë që ecte në mesin e errësirës dhe shpërndante dritë në të majtë e në të djathtë të tij. Megjithatë, kishte njerëz në histori të cilët ishin ziliqar të tij dhe zilia e tyre ushqente superioritetin e Platonit. Njerëzit kujtuan se kundër vlera ushqehet me vlerën dhe në këtë mënyrë, ajo reflektonte të vërtetën e të shtrembëtën.
Shërim për krenarinë është vetëm dituria. Ndërsa nderi lidhet drejtpërdrejt me edukatën të cilën vrojtuesi ose kërkuesi i diturisë e posedon. Nuk mund që dituria të jetë e ndarë nga nderi dhe as nderi te jetë i ndarë nga dituria. Nëse gjenden të ndara, dije se dituria e tillë nuk është dituri dhe nderi i tillë është dyfaqësi e jo nder.

“ Ashku e bën qiellor kurmin e ngurtë,
Ashku e bën të dridhet malin e fort.”

Kurmi për nga natyra është i ngurtë. Ai di që të mbyllet dhe të mos hapet asnjëherë me botën e jashtme, ndërsa njeriu që kërkon kurmin mund të zhvendos jetën e tij prej kësaj bote reale, e në botën imagjinare. Ashku e hap dhe e bën qiellor kurmin, i cili është i mbyllur në shtatë dry.
Ashku di të zbus zemrën e egër e cila nuk ka vend për asnjë pikë mëshire. Ashku transformon atë zemër dhe e shndërron në eliksir të saj. Si mund ashku të jetë jashtë zemrës, ndërsa zemra të mbyllet brenda ashkut?! Dykuptimësia e ashkut fshihet tek vet ashku. Njeriu duhet që ta bëj hapin e parë drejt tij me qëllim që ta rikthej vëmendjen e ashkut.

Mali i fort i cili duket prej jashtë, është po aq i madh dhe i fort prej thellësisë së tokës. Nëse mali nuk ka rrënjë të vendosura në tokë, nuk do të kishte mundësi të ishte mal në shërbim të njerëzimit, dhe krijesave të ndryshme. Shpesh herë i njëjti di të keqpërdoret prej dashakëqijve. Njeriu nuk mund ta paramendoj ekzistencën e tij në këtë botë pa ekzistencën e malit. Allahu xh.sh. ka mëshiruar robërit e tij dhe jetën e njerëzve në tokë duke i dhuruar nën sundim këtë krijesë madhështore.
Nuk ka dyshim se në sexhde Allahut xh.sh. i bien të gjitha krijesat, duke përfshirë edhe kodrat e malet. Ashku edhe malin më të lartë e më të fortë e bën të dridhet.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...