Sunday, December 8, 2013

Stop varfërisë 2

Hamdi Nuhiju

Para një viti botova shkrimin’ Stop varfërisë’, shkrim që pati reagime të shumta më shumë personale sesa rreth temës në fjalë. Kishte nga ata që merreshin me biografinë time  dhe jam i bindur se edhe këtë vit reagimet e njëjta do të janë.
Gjithmonë kur preken tema të këtilla, sulmet e ulëta nga njerëz të pandergjegjshëm do të janë më të shpeshta dhe të dala në shesh.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore vjet botoi një katalog me 100 firmat më të suksesshme shqiptare për vitin 2012. Edhe për vitin 2013  u botua një katalog i ngjashëm me të dhënat të cilat janë me rëndësi për t`u përhapur më shumë sesa që përhapen disa ‘pseudo preokupime’ politike të ditës.
Si vitin e kaluar, po edhe sivjet, firmat u analizuan për qarkullimin e tyre vjetor, për fitimin neto të tyre, për numrin e të punësuarve si dhe në fund bëhet një rang list e dhjetë firmave më të suksesshme shqiptare në Maqedoni për vitin 2013.
Të dhënat të paraqitura në këtë katalog nuk janë manipulative, por të bazuara me siguri në të dhënat zyrtare të cilat paraqiten në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Maqedoni. Të dhënat jo zyrtare të këtyre firmave me siguri janë tjera, por neve nuk na takon të merremi me atë pjesë.
Përgatitësve të këtij katalogu nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore i kisha sugjeruar që në katalog të shtojnë edhe një temë sociale, e që është dhënia e zekatit prej këtyre firmave dhe kalkulimi i kësaj pjese të pasurisë për të varfrit shqiptar të Maqedonisë.
Pasi që jam i lindur dhe banoj në Kumanovë, më shumë më intereson për firmat nga ky qytet. Prandaj edhe në vijimin e këtij teksti do të paraqes vetëm të dhënat e selektuara për firmat e paraqitura në këtë katalog nga Komuna e Kumanovës dhe Likovës.
Firmat pjesëmarrëse në këtë katalog nga qyteti i Kumanovës janë:
1.      Selman Turizm
2.      Hulusi Komerc
3.      Feniks 93
4.      Vilan-Ass
5.      Unikondor
6.      Lami Form
7.      Profi Bau Inzhenering
8.      Benton-Ni
9.      Demir Impeks-S
10.  Bajer
11.  Bi Bi Transport
Të dhënat e katalogut në fjalë për nga qarkullimi vjetor për firmat nga Kumanova që marrin pjesë në këtë katalog janë:
1.      Selman Turizam    : 304.715.081 denar
2.      Hulusi Komerc:        135.706.018 denar
3.      Feniks 93:                 104.153.443 denar
4.      Vilan-Ass:                  74.631.215  denar
5.      Unikondor:               68.705.525  denar
Këto janë pesë kompanitë nga Kumanova që kanë paraqitur të dhënat për qarkullimin vjetor të tyre për vitin 2013. Nëse i mbledhim në tërësi për këto pesë kompani na del kjo shifër 687.911.282 denar ose po i kthyem në euro duke i pjesëtuar me 61.4 na del shifra prej 11.203.766 euro.
Të dhënat e katalogut në fjalë për nga fitimi neto për firmat nga Kumanova që marrin pjesë në këtë katalog janë:
1.      Selman Turizam:    14.809.326 denar
2.      Unikondor:              8.369.589   denar
3.      Lami Form:              6.217.320   denar
4.      Benton Ni:               6.020.464   denar
5.      Profi Bau Ing           4.390.323   denar
Këto janë pesë kompanitë nga Kumanova që kanë paraqitur të dhënat për fitimin neto të tyre për vitin 2013. Nëse i mbledhim në tërësi për këto pesë kompani na del kjo shifër 38.907.022 denar ose po i kthyem në euro duke i pjesëtuar me 61.4 na del shifra prej 648.322 euro.
Të dhënat e katalogut në fjalë për të punësuarit për firmat nga Kumanova që marrin pjesë në këtë katalog janë:

1.      Hulusi Komerc:    54
2.      Profi Bau ing:       24
3.      Demir Impeks-s:  21
4.      Unikondor:           20
5.      Selman Turizam: 18
6.      Bajer:                     15
7.      Feniks 93:             15
8.      Bi Bi Transport:    15.
Nëse mbledhim në total numrin e të punësuarve të paraqitur nga këto kompani na del shifra prej 182 të punësuarve.
Të gjitha këto të dhëna janë të mbështetura nga hulumtimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe të prezantuara në katalogun e saj për vitin 2013.
Pasi që shkalla e varfërisë në Komunën e Kumanovës dhe të Likovës është e madhe, ne i sugjerojmë firmave në fjalë dhe firmave tjera që nuk janë paraqitur në këtë katalog që të tubohen së bashku dhe të shpërndajnë zukatin e pasurisë së tyre.
Sa për ilustrim po e hoqëm 2.5 përqind prej 648.322 eurove na del shifra prej 16.208 eurove që po i pjesëtuam me 12 muaj dalim në shifrën prej 1350 eurove që po i pjesëtuam me 50 euro të nevojshme për ta mirëmbajtur një familje varfanjake me produkte bazë ushqimore del shifra prej 27 familjeve skamnore.
Pra, vetëm këto firma me këto të dhëna që kanë paraqitur këtu, nëse pasurinë e zekatit e mbledhin bashkarisht dhe e shpenzojnë në një projekt si për shembull ‘ Bukë e shpresë’, do të kanë mundësi që të kujdesen për 27 familje në muaj.
Ne, nuk e jemi në gjendje të detyrojmë dikënd për të vepruar në këtë mënyrë, edhe po të ishim në gjendje, elementin e detyrimit nuk do ta përdornim kurrë. Por, i sugjerojmë firmave shqiptare të qytetit të Kumanovës që ta pastrojnë pasurinë e tyre duke dhënë zekatin për të varfrit e Komunës së Kumanovës dhe Likovës.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...