Hamdi Nuhiju
Çështja e zgjidhjes ose zgjedhjes
së presidentit të Maqedonisë nuk është bërë mollë sherri në aspektin klasik të
fjalës, por spec sherri në modifikimin e kësaj fjale.
Maqedonasit gjithmonë kanë ëndërruar
që të kalojnë në një sistem totalitar ku të shtypin edhe haptas para tërë botës
shqiptarët ose minoritetet e këtij vendi. Kjo dëshirë ndoshta është spec me
spec për presidentin e shtetit ose përzgjedhjen e tij.
Partia shqiptare në pushtet, BDI,
po kërkon kandidat sipas shijeve të tyre për president të shtetit, ndërsa
partia VMRO-DPMNE, për presidentin e shtetit po vendos përmes kuvendit partiak,
ku anëtarët e partisë së VMRO-së paraqesin kandidatët e tyre për president të
shtetit.
Afera e presidentit të tanishëm Gjorgje
Ivanov, me blerjen e kravatave në vlerë pre 5800 eurove, na jep sinjale se
VMRO-DPMNE nuk do të qëndroj më pas tij, ose dëshiron që të ndryshoj
presidentin e shtetit, me qëllim që diçka të duket se po ndryshon në politikën
e pandryshueshme këto vite.
Partia opozitare maqedonase e
trazuar prej hapave konkrete për zgjedhjet presidenciale në vend, si duket
gjendet para sulmeve të njëpasnjëshme të medieve ‘të pavarura’ e që sinkronizojnë
për ‘lirinë e medieve’ në Maqedoni. Kjo parti, me Zoran Zaevin në krye, në këto
zgjedhje presidenciale e ka shansin e mirë që të matë forcat e saja dhe të
nxjerr në shesh frytet ose rezultatet nga ndryshimet e bëra në opozitë.
Në një kohë kur i tërë Ballkani
po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, është paksa e
pabesueshme se në Maqedoni nuk do të ndodhin zgjedhje të parakohshme
parlamentare. Në to, po përgatitet si BDI, po ashtu edhe VMRO-DPMNE, dhe
sinjalet për to, janë pikërisht tek kapja pas përzgjedhjes së presidentit të
shtetit.
Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë,
mund të jetë spec ose me spec për shqiptarët e Maqedonisë, po asesi mollë
sherri partish. Ai është orientim ose urë lidhëse që garanton qëndrimin në
pushtet të fituesve të fundit në zgjedhjet parlamentare.
Maqedonia është e gufuar prej
skandaleve të ndryshme të cilat herë pas herë po publikohen nëpër media. Kupa si
duket është në prag të mbushjes. Pranvera ballkanase për Maqedoninë është në
prag. Për t`i ikur kësaj pranvere, dhe për të fshehur dorën e ngatërruar në
shumë krime ekonomike, politike e sociale, qeveria e këtij vendi në top-tan përgatitet
si për zgjedhje presidenciale, po ashtu edhe për zgjedhje të parakohshme
parlamentare. Ndoshta Evropës i konvenon që në Bosnjë dhe Hercegovinë e në
Kosovë të ketë një pranverë ballkanase, ndërsa në Maqedoni e në Serbi thjeshtë
një vazhdimësi e timonit me timonier tjerë prej të njëjtës bransh.
Raporti për lirinë e medieve, në
media u paraqit si raport i mirë. Ndoshta edhe si i tillë është përgatitur prej
raportueses, sepse në fund të fundit është bërë e vështirë edhe t`i besohet të
deleguarve nga jashtë. Por njerëzit që përballen direkt me mediumet e Maqedonisë,
e dinë fortë mirë qasjen e këtyre mediumeve dhe sa ka hapësirë liria në to.
Nikolla Todorov, ministri i shëndetësisë
përmes bursave të ndryshme për mjekët e ardhshëm në Pehçevë, po dëshiron që të
ndërhyjë në përmirësimin e sistemit shëndetësor në këtë ‘ katund’. Po habitem
se pse në sistemin shëndetësor të Komunës së Likovës deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje
të këtilla pozitive nga ana e ndonjë qeveritari, e sidomos tash para zgjedhjeve
presidenciale që në vete fshehin zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
A keni dëgjuar se në Maqedoni, në
kohën e kësaj qeverie janë hapur shumë fabrika në Shtip, Prilep, Makedonski
Brod, etj, ndërsa gjysma e Komunës së Likovës me lirimin e regjimit të vizave,
iku në vendet e Unionit Evropian?
I nderuar lexues që po lexon këtë
tekst, mendohu mirë në kutinë e votimeve. Nuk na ka faj askush përveç që vet
kemi faj për çdo dhimbje dhe sulm që përjetojmë prej politikanëve të dështuar e
politikave destruktive.
No comments:
Post a Comment