Thursday, February 6, 2014

Zhurmë



Hamdi Nuhiju

Ka shumë njerëz që bëjnë zhurmë për shumë gjëra që nuk duhet bërë zhurmë. Zhurmojnë vend e pa vend. Hallakaten, kacafyten, e mbysin veten duke vrapuar pas zhurmës.
Dëshira e tyre e vetme është zhurma. Ata nuk e dinë se përmes kësaj zhurme mund t`i shurdhojnë veshët e të pamundësojnë mënyrën e komunikimit.
Zhurmaxhinjtë janë nisur në një rrugë pa kthim. Ata po kapen pas fijes së perit, me të vetmin qëllim: zhurmën. Ndoshta edhe interpretimi i tyre për zhurmën është zhurmues. Bota e skeletizuar. Ata jetojnë në qofshin e fatit i cili di dhe njeh vetëm zhurmën.
Zhurma nuk është e lehtë dhe e arritshme për secilin. Ajo ka hierarki dhe standarde. Duket se ndoshta është e fshehur në nëntokë, por t`i lirisht shiko lart në qiell, se atje e gjen.
Zhurma është edhe e mirë edhe e keqe, por më shumë e keqe. Ajo të zgjon nga gjumi i thellë dhe i rëndë i ariut, ndërsa të pamundëson që të ambientohesh me të. Hera herës edhe të zhyt thellë në det duke të kapur pas, ndërsa ti nga mosdija e notit mbytesh.
Zhurmën nuk e kupton secili. Tabani i saj duket i pashpjegueshëm për botën shpirtërore e materiale të individit. Hiret janë shndërruar në hoje. Zhurma është shndërruar në stres.
Lufta kundër stresit është e hershme. Mjetet me të cilat luftohet janë forma qetësuese jashtë zhurmës. Të gjithë faktorët që ndikojnë në krijimin e stresit, patjetër që do të përfshihen edhe në kurimin e tij. Psikologët do të më shanin për përzierjen në botën e tyre. Kjo botë psikologjike ka nevojë jo vetëm për psikologjinë.
Zhurmaxhinjtë harxhojnë shumë kohë për t`u ambientuar në rrethet e njerëzve. Ata jetojnë vet, ose duan të jetojnë vet. Nuk njohin ligjet e natyrës e as mbijetesën me tjetrin. Jeta e tyre më shumë duket individuale sesa shoqërore. Kanë thyer kodekset e shoqërisë dhe tashmë po shkojnë drejtë zhdukjes. Këta zhurmaxhinj kanë një hall, hallin e zhurmës. E si mund të largoheshin prej këtij halli kur nga ky hall kanë rëndë në atë hall?!
Lexova diku se dikush kishte thënë se as ti vet nuk e di se çka ke shkruar. Të tillë, si ti, tha, kemi më së paku nja gjashtë vet në Kosovë. Ndoshta edhe e pat me vend...!!!! Njeriu shpesh herë frikësohet që ta thotë realitetin, prandaj edhe kapet pas zhurmës.
Kur flas për zhurmën, nuk po e përmendi zhurmën e Fadil Lepajës. Zhurmë hyjnore ose njerëzore, zhurmë që të çan veshët e të shurdhon mend`të shurdhues. Ezani nuk është zhurmë, edhe sikur të duam ne ta klasifikojmë në nivelin e zhurmës, nuk mundemi. Dhe zoti i Fadil Lepajës nuk është zoti, por Zoti. Kur duhet të flasësh për një grup religjioz, ose për diçka që nuk beson, së paku flit me respekt dhe jo me urrejtje frenetike.
Soji i Fadil Lepajës sado që të jetë soj në zhdukje e sipër, po bën shumë probleme në institucionet e Kosovës, po edhe nëpër mediumet e ndryshme. Në një vend me shumicë besimtarësh mysliman, me një tolerancë të theksuar ndërfetare, këta zhurmaxhinj tentojnë që t`i zgjojnë sorrat nga gjumi për inat të vjehrrës.
Zhurmaxhinjtë e këtij lloji janë sorra në vetvete që glasojnë përmbi kokat e besimtarëve. Nevojitet një ndërhyrje e fuqishme detergjenike për të larguar glasën që dinë të bëjnë këto zhurmaxhinj.
Ezani është thirrje për në shpëtim, thirrje për në namaz. Jo çdo njeri i përgjigjet thirrjes. As djalli i mallkuar nuk iu përgjigj thirrjes-urdhër të Zotit për t`i rënë në sexhde Ademit. Por, me këtë gjë Zoti nuk e shkatërroi djallin ,por e mallkoi dhe e afatizoi deri në Ditën e Llogarisë për ta përdorur si mjet që mat pulsin e besimtarëve.
Zhurmaxhinjt e sodit vetëm se po i shtojnë shpresën besimtarëve për dritën në fund të tunelit.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...