Hamdi Nuhiju
Te ndërmarrja publike ‘ Postat e
Maqedonisë’ në Kumanovë dhe gjetiu gjen shumë të rinj e të vjetër që presin
klientët e tyre për t`i mbushur fletëpagesat ose dokumentet e ndryshme. Numri i
tyre së paku në Kumanovë është aq i madh, sa krijohet rrëmujë si në treg të gjelbër
kur shkon me paguajt diçka.
Hallexhinjtë presin prej qytetarëve
që t`i përgjigjen pozitivisht kërkesave të tyre për t`i mbushur fletëpagesat e
ndryshme për një shumë modeste hallexhiu parash. Pjesa më e madhe e këtyre të
papunëve që janë vet-punësuar në këtë mënyrë janë shqiptar.
Ky fenomen tregon për varfrin e popullatës
në këtë shtet dhe orientimin e politikave të dështuara ekonomike të Qeverisë së
Republikës së Maqedonisë, sidomos në pjesën shqiptare.
Në disa biseda me disa hallexhinj
dëgjova se disa shqiptar nga Kumanova kishin vendosur për të migruar në Negotinë,
një vend me maqedonas, pasi që pas hapjes së një fabrike në atë vend, kishte
mungesë të taksistëve. Këto hallexhinj po shpresojnë se do t`i zgjidhin
problemet e tyre ekonomike në këtë mënyrë. Pas hapjes së asaj fabrike në
Negotinë, shumica e taksistëve të palicencuar ishin punësuar në atë fabrikë dhe
në atë vend kishin ngelur vetëm taksistët e licencuar të cilët nuk kanë mundësi
që të i përgjigjen pozitivisht të gjitha thirrjeve.
Maqedonia e vendosur dhe e ndarë
në dy pjesë të theksuara duhet urgjentisht që të bëj një ndryshim revolucionar
politik. Edhe pse shumë shkolla rindërtohen ose riparohen prej qeverisë së
R.M., madje në disa vende ndërtohen edhe shkolla të reja, në fshatin Sllupçan të
Komunës së Likovës që disa javë ka filluar që të riparohet shkolla fillore ‘
Faik Konica’ me kontributin e vet arsimtarëve dhe fshatarëve të këtij fshati. Edhe
pse në Maqedoni ekziston një ministri e arsimit e cila duhet të kujdeset për të
gjitha objektet e këtij lloji, ajo në mënyrë selektive vepron vetëm në pjesën maqedonase
të Maqedonisë, ndërsa në shkollat shqipe duhet që të ekzistojnë iniciativa
private të njerëzve vullnetmirë për të bërë diçka.
Fenomeni i mbushjes së fletëpagesave
nga të papunët shqiptar dhe derdhjes së miliona eurove në Shkupi-2014, në përmendore
provokative e objekte të panevojshme tregon për tiparet e një qeverie
diktatoriale si në kohën e Perandorisë Romake.
Shqiptarët duhet patjetër që të
ndëshkojnë shumë politika që janë kundër tyre. Mirëpo ky ndëshkim nuk duhet që
të ndodh vetëm pasi që të mbështeten për muri, por të jetë ndëshkim i vetëdijshëm
e paraprak.
Ato hallexhinj e të papunë nuk
kanë faj pse janë detyruar që të dalin tek dyert e ‘ Postave të Maqedonisë’ dhe
të presin prej qytetarëve të këtij vendi të i përgjigjen pozitivisht ftesave të
tyre. Këto njerëz duhet që të ri-socializohen ose që të punësohen dhe të përfitojnë
edhe ato prej beneficioneve të investimeve të jashtme që po ndodhin në
Maqedoni. Të gjitha investimet e huaja të jashtme po bëhen në Shtip, në Prilep,
në Makedonski Brod, në Negotinë e në vendet tjera ku shqiptar mund të gjesh vetëm
sa për ilaç. Ndërsa investimet e brendshme nga buxheti i qeverisë së R.M. që
duhet të ndodhin në Kumanovë, Komunë të Likovës, komunat shqiptare të Shkupit,
Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, po derdhen në ndërtimin e ‘
Shkupi-2014’.
A duhet me mbush diçka, nuk gjen
askund në botë, përveç në Maqedoni.
No comments:
Post a Comment