Hamdi Nuhiju
E premte,
27.06.2014, Kumanovë
Dita nis me të thirrur të ezanit
të sabahut. Por tek ne, di të nis edhe me të thirrur ezani i xhumasë, ose të
ikindisë.
Puna nis menjëherë pas namazit të
sabahut, tek ne fillon pas namazit të xhumasë.
Blegtoria dhe bujqësia janë dy
profesione që në praktikë, atje larg respektohen shumë. Ndërsa tek ne, edhe pse
në teori janë profesione të shenjta ose dhuratë prej Zotit,janë lënë djerrë. Me
këtë gjë është lënë djerrë edhe vet qenia jonë fizike. Po të shikohemi në pasqyrë,
në gjithçka ngjajmë pos në popull punëtor.
Të ankuarit është cilësi e grave,
ndërsa tek ne i dëgjon burrat. Gjitha fajet ia lënë Zotit për dembelizmin e
tyre. Ankesa menjëherë pas grave është cilësi e të dobëtëve, fukarenjve, ndërsa
tek ne, më shumë ankohen të pasurit. Po trokite në derën e tyre për ndihmë,
menjëherë ta tregojnë listën e borxheve që kanë ndaj njerëzve, për ngërçin e punës
që i paska kapur, për problemet që i shkakton shteti, për e për....
Atje larg diku, drejtësinë e kanë
shndërruar në sistem jete. Edhe pse pa fe, pa moral, pa natyrë të pastër shpirtërore,
sistemi i drejtësisë i tyre është vet feja,
morali, natyra e pastër.
Tek ne, edhe pse kemi dhuratën më
të madhe në rruzullin tokësor Kur`anin, sistemi i drejtësisë është diçka e
fundit që vjen në rend dite. Të padrejtë ndaj vetes, duke mos falur namazin e
sabahut në kohë. Të padrejtë ndaj familjes duke mos i siguruar si duhet kushtet
elementare për jetesë, të padrejtë ndaj komshinjve duke i vjedhur pjesë prone,
të padrejtë ndaj shoqërisë, duke nxënë vende që nuk i meritojmë. Të padrejtë
ndaj Zotit, duke e akuzuar Zotin për padrejtësinë tonë. Padrejtësia tek ne, është
shndërruar në sistem jete.
Atje larg diku e ke të vështirë të
gjesh vende të papastra. Edhe të hedhësh mbeturinat në rrugë, praktikisht është
turp. Tek ne, në teori është turp të mos kujdesesh për pastërtinë, të ndotësh
ambientin, ndërsa në praktikë, nuk mund të dalim nga llomi që e shkaktojmë vet.
Mund t`i krahasojmë malet e tyre
me malet tona të prera me vend e pa vend. Njashtu edhe lumenjtë e tyre prej
lumenjve tanë kanë shumë dallim. Zoti i ka dhënë pasuri edhe atyre edhe neve,
por ne me padrejtësinë e pakujdesinë tonë, po e humbim atë pasuri.
A nuk jemi ne ata mysliman që
Zoti na ka pajisur me këtë fe të pastërtisë, paqes, mirëqenies, punës e tolerancës?
Ndonjëherë hutohem me këtë pyetje. Nuk dyshoj në fenë e paqes, por hutohem në ‘
myslimanizmin’ tonë. Sa larg kësaj feje jemi.
Sa larg sunnetit të Pejgamberit
Muhammed alejhi selam jemi.
Sa larg urdhrave të Zotit jemi.
Sa larg të parëve tanë Osmanlinj
jemi.
Ramazani, kthim në identitet.
No comments:
Post a Comment