Saturday, June 7, 2014

Kafeneja e grave



Hamdi Nuhiju

Një shoqëri e varfër, rurale, me të cilën shoqëri udhëheqin njerëzit që më shumë interesohen për interesat personale sesa për interesat e shoqërisë, paraqiten në skenë platforma të llojeve të ndryshme.
Edhe vet hapja e kësaj kafeneje të parë për gratë shqiptare por më shumë myslimane, të Komunës së Tetovës, kafe e hapur në Kamjan,po tregon mesazhet e një platforme të huaj.
Disa u krenuan me këtë hap, duke e vlerësuar si një hap pozitiv drejtë zhvillimit të një mentaliteti demokratik në familjet shqiptare. Por, tek familjet e varfra, nuk ka nevojë për demokraci, po thjeshtë për pak bukë dhe mundësi për të kapërcyer prej muajit në muaj.
Kafeneja e grave u përurua me një numër të madh burrash që kishin ardhur nga skena politike, po edhe shoqërore. Numri i grave prezentë aty ishte simbolik, për të mos thënë se nuk vërehej fare.
Jam i bindur se plot shkrues janë të rezervuar në këtë pikë, duke pasur frikën se mos po etiketohen prej njerëzve, si thirrës për mbylljen e gruas në shtëpi, ose sipas tyre ‘ robërimin’ e gjysmës së shoqërisë. Kjo gjë, nuk duhet të jetë arsye për të mos ngritur zërin dhe luftuar këto lloj degjenerimesh që po shfaqen në qiellin tonë.
Të tjerët e shohin me hap pozitiv duke u nisur nga fakti i emërtimit, si kafene e grave, d.m.th pa prezencën e burrave. Po harrojnë të përmendin ose të kujtojnë se kjo kafene është hapur me ndihmën e ambasadës amerikane në Shkup.
Gratë nuk kanë nevojë për kafene të grave, ku ulen e përgojojnë tërë dynjanë. Atyre i duhet një industri  tekstili e fuqishme, ose ndonjë lloj fabrike që ka mundësi të punësoj ato dhe t`i bëjë të pavarura financiarisht.
Dikujt i ngeli hatri kur u quajt kafene e grave. Ata thanë, se nuk është vetëm kafene, por edhe klub. Nëse është klub, çështja është ende më e rrezikshme. Klub i grave me mbështetje amerikane, nga historia e shumë vendeve të varfra dimë se çfarë pasojash ka lënë në ato vende.
Nga ky hap i ambasadës amerikanë, e kuptojmë hollë e mirë se ato gjatë tërë kohës mendojnë se si t`i nxjerrin gratë tona nga shtëpitë, t`i bëjnë bashkë në ndonjë kafene grash ose klub dhe t`i trajnojnë për shkatërrim familjesh.
Familja shqiptare ka qenë e pastër dhe është e pastër, pa prezencën e kafeneve të grave. Me hapjen e kafeneve dhe klubeve të këtilla, ne fillojmë t`i ndotim familjet tona me ide dhe mendime të prapambetura perëndimore.
Në çështjen e nderit dhe moralit, as ambasada amerikane, e as edhe tërë shtetet e Unionit Evropian, nuk mund të na mbajnë leksione. Mjafton që t`i ndjekim traditat e pasura të popullit shqiptar, si dhe urdhrat e Zotit e Pejgamberit Muhammed alejhi selam.
Strategjia e emërtimeve është çështje ndarjesh në mesin e popujve dhe njerëzve që si fe kanë Islamin. Ndërsa të tjerët, emërtimet i ruajnë për të krijuar unione dhe bashkime.
Unë habitem me një fakt: si nuk doli asnjë mysliman në Kamjan për të protestuar kundër hapjes së kafenesë së grave?
Për në fund, e lus Zotin të na ruaj prej çështjeve të këtilla.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...