Hamdi Nuhiju
Ky mysafir që krenon rrethet
tona, nxitë për punë të mira dhe i mban gjallë shpirtrat e qindra, mijëra,
miliona e miliarda besimtarëve anekënd globit.
Ky mysafir që ujit shpirtrat tanë,
ringjallë mendjet dhe frenon epshin drejtë nënshtrimit ndaj urdhrave të Zotit. Po
vjen dhe po ia ndjejmë aromën, aromë që pak dallon prej eliksirit të botës së përtejme.
Ramazani po vjen për t`i përmbysur
urrejtjet dhe përçarjet e meseve tona. Ai ndërhyn në jetën tonë si një prind i
brengosur për ardhmërinë e fëmijëve të tij. Nuk mund ta mohojmë vlerën se pse
ekziston si pastrues mendjesh e glorifikues shpirtrash. Ndoshta dikush sillet
tek fjala dhe fjalë mbetet. Por, Ramazani është mesazhi i lidhjes vertikale
midis robit dhe Krijuesit të Tij.
Kush shpërblen për sakrificën e bërë
në Ramazan pos Krijuesit të botëve?
Kush i pranon pendimet e mëkatarit
pos Krijuesit të botëve?
Kush e mundëson fillimin e
ndryshimit të jetës së njeriut në Ramazan, pos Krijuesit të botëve?
Ramazani është një shans i mirë për
rikthim. Njeriu gjatë tërë kohës e ka mbushur veten me mëkate dhe nëse dëshiron
kohë për t`u rikthyer në të vërtetën, kohë më të mirë sesa në Ramazan nuk gjen.
Ti troket i pashpresë në dyert e Mëshiruesit për të pranuar në Mëshirën e Tij të
pafundme, ndërsa shumëfishon sevapet e të mirat në Ramazan.
Medalja ka dy anë, ashtu si
njeriu qysh ka dy anë. Ndoshta rrota e vetvetes të huton e të merr me vetveten.
I jep kohë vetes për të këmbëngulur në mëkate, ndërsa koha e ndryshimit edhe
pse po troket në derën tënde, t`i nuk po e hap. Dikush ka mbyllur portat e dynjasë
dhe xhenetit duke i thënë jo agjërimit dhe jetës shpirtërore të tij.
Zoti i ka treguar robit të Tij, çelësat
e suksesit. T`i nuk je i lënë në vetvete dhe harresë. Portat e Xhennetit janë më
shumë se një, dhe njëra prej tyre është porta e agjëruesve.
A nuk e ndjen solidarizimin me
njeriun, me racën, me fetë e ndryshme përmes rrugës së agjërimit? Tek të gjitha
fetë ekziston riti i agjërimit, të gjitha racat e respektojnë. Edhe shtresat e
ndryshme shoqërore kanë mundësi që të vijnë në vijën e njëjtë shpirtërore dhe
sociale përmes këtij mekanizmi vlerash. Kur nuk agjëron dhe vendos që t`i
kthesh shpinën Krijuesit, ke bërë një hap të madh. Je i vendosur i vetëm kundër
tërë njerëzimit. Ndoshta e mashtron veten dhe thua se në botë ka plot njerëz s`i
ti. Po harron se shtyllat e civilizimit dhe zhvillimit nuk gjenden tek personat
që nuk dinë të respektojnë vlerat shpirtërore.
Ramazani po vjen, është një shans
i mirë për t`i thënë JO, jetës së shfrenuar dhe pa rregull. T`i je një besimtar
mysliman që si bazë ke rendin, dijen, rregullin, punën, artin, kulturën,
civilizimin. Të gjitha këto gjëra trajnohen dhe mësohen përmes rrugës së agjërimit.
Ka thënë i Dashuri i krijesave,
bilbili i zemrave tona, Pejgamberi Muhammed alejhi selam:” Agjërimi mbron nga
morali i keq, sepse ai që agjëron nuk flet gjëra të turpshme dhe nuk bërtet. Nëse
e shanë ndokush ose e sulmon, le të thotë: Unë agjëroj, unë agjëroj.”
Po vëllai im, t`i agjëron, t`i agjëron.
Suksesi nuk ka tjetër formulë.
No comments:
Post a Comment