Hamdi Nuhiju
E hënë,
07.07.2014, Kumanovë
A e di rastin e asaj gruas në kohën
e Omer ibn Hattabit r.a. kur dëshironte që ta përziej qumështin me ujë? Dhe përgjigjen
e vajzës së saj? Dhe reagimin e menjëhershëm të Omerit r.a., për ta martuar atë
vajzë me njërin prej bijve të tij?
Me siguri këtë ngjarje e ke dëgjuar
dhe lexuar me qindra herë. Secilën herë kur e ke dëgjuar ose lexuar, je
mahnitur me reagimin madhështor të asaj vajze. Je stepur në vetvete dhe ke kërkuar
në rrethet tua njerëz si ajo vajza. Po rezultati habitshëm gati se sa herë ka
dal kundër teje.
Në këtë situatë nuk ke qenë vetëm
ti vëlla i dashur. Kemi qenë gati se të gjithë ne që e kemi lexuar ose dëgjuar këtë
ngjarje. Jemi stepur dhe nuk kemi ditur se ku ti gjejmë vajzat e tilla. Ndoshta
duhej të bëheshim si Diogjeni për të dal në mesditë me fanar në dorë për ti kërkuar
njerëzit.
Kjo ngjarje madhështore, është madhështore
në vetvete për shkak të aplikueshmërisë së saj në shoqërinë myslimane. Dhe ngjarjet
e këtilla në shoqërinë islame, sollën sukseset e njëpasnjëshme të myslimanëve
me shekuj të tërë. Kur njerëzit u larguan prej këtyre ngjarjeve, filluan që ti bishtnojnë
të Vërtetës dhe u kapën pas gënjeshtrës.
Jeta me të kotën ose gënjeshtrën është
një jetë e shfrenuar, pa principe të mirëfillta. Vetëm një sekondë jetë e këtillë
është gërdia e miliarda njerëzve në këtë botë.
Ndoshta dikush i mahnitur prej
imazhit që jep kjo jetë, imazh jo real, menjëherë të sulmon logjikën. Po nuk e
besoj se me këto sulme mund ta mënjanoj hidhëtinë e asaj jete.
Dekada të tëra të jetuara në dritën
e të Vërtetës, edhe pse ndoshta me imazh monotonie, por me brendi shkëlqimi, janë
dëshmi e një rrugëtimi të vështirë, po të suksesshëm.
Edhe vet rezultatet e kësaj bote
maten përmes rrugës së vështirësisë. Nuk ka rezultate një punë, po qe se nuk
kalohet në rrugën e të vështirës.
Gojët e njerëzve nuk mund të
ndalen asnjëherë. Po zemrat e besimtarëve qetësohen me të përmendurit e emrit të
Allahut. Prandaj o vëllai im, gjithmonë përmend Allahun, si në mirësi si në fatkeqësi.
Zemra e qetë në një shoqëri është
një faktor stabilizues për atë shoqëri. Një zemër jo e qetë, ose e shqetësuar nga
tymi i mëkateve, është edhe një faktor plus për çrregullimin e shoqërisë njerëzore.
Bota ka dy kahe, ose është me
tehe. Dikush lakmon rrugën që ia vizaton djalli i mallkuar, ndërsa të tjerët lakmojnë
rrugën e të Vërtetës. Rruga e dytë është garanci për në Xhennet, ndërsa e para është
paudhë ose qorrsokak.
Si mund të ndjekësh një krijesë të
Zotit, e cila në fund të skëterrës dorëzohet nga ti duke të mos njohur? Ti je i
tradhtuar qysh prej në fillim të rrugës e deri në përfundimin e saj. Ti je i
vrarë nga kthetrat e këtij djalli, edhe pse e sheh veten në lule. Po në fakt,
je kapur pas gjembave të djallit dhe nuk po e vëren derdhjen e gjakut të zemrës
tënde deri në sosjen përfundimtare.
Edhe pse ekziston treni i shpëtimit,
ti aspak nuk e shfrytëzon. Ke vendosur që të puthitesh me djallin deri në
momentin e fundit të jetës.
No comments:
Post a Comment