Monday, July 7, 2014

Ditar Ramazani-10



Hamdi Nuhiju

E diel, 06.07.2014
Të jesh pozitiv  do të thotë të mos mendosh keq për asnjë njeri në këtë botë. Qofshin njerëz që të kanë bërë keq ose mirë. Secilën situatë duhesh ta shikosh me sy pozitiv e jo negativ.
Provoje njëherë në jetën tënde këtë koncept të jetës do të shohësh ndryshime marramendëse.
Paramendo njerëzit të kapen pas pozitivizmit me shumicë dhe të harrojnë negativen, do të ishin njerëzit më të lumtur në këtë botë. Pozitivja nuk krijon çarje ose molisje në mendjen dhe zemrën e njeriut. Ajo thjeshtë i jep energji njeriut dhe e shtyn te para.
Pozitiv janë njerëzit e suksesshëm. Ata si në mësime në shkollë ose fakultet, si në punë e në shoqëri, gjithmonë ecin përpara. Pozitivja çel dyer të mbërthyera me alumin. Ajo ringjall konceptin e të jetuarit gjallë dhe shëndosh me karakteret e njerëzve të ndryshëm.
Pozitivja duhet që të dal nga tekstet e librave në praktikën e njeriut. Ndoshta njerëzit që më njohin në mënyrë private do të thuan se këtë tekst e kam përgatitur për veten. Po, tekstin në fjalë fillimisht e kam përgatitur për veten duke e qortuar pastaj edhe për të tjerët. Gjithçka në këtë botë duhet të nis nga vetja, e në mesin e tyre edhe qortimi.
Myslimanët sikur të mos ishin pozitiv, nuk do të kishin mundësi ta shpërndajnë Islamin në të katër anët e rruzullit tokësor. Pozitivja i ka afruar dhe nxitur njerëzit për ta pranuar këtë fe madhështore. Ka shumë hadithe te Pejgamberit Muhammed alejhi selam që na nxitë në pozitivizëm. Ndërsa ne jemi plogështuar dhe duke u thirrur në Sunnetin e Pejgamberit alejhi selam, ngrysemi. Islami nuk është ngrysje, por ngritje shpirtërore e mbi të gjitha njerëzore.
Nëse Islami nuk do të ishte fe e pranueshme dhe lehtësisht e praktikueshme për njerëzit, ajo nuk do të ekzistonte. Zoti do të sillte fe tjetër për njerëzimin,
Nëse adhurimet islame nuk do të ishin të lehta për tu praktikuar, Zoti nuk do ti obligonte njerëzit për ti aplikuar. Allahu do lehtësi për njerëzit e jo vështirësi. Ai ka krijuar të gjitha botët dhe ia ka vendosur nën dirigjim dhe nënshtrim njeriut. Njeriu mund ta dirigjoj botën ose bota ta dirigjoje njeriun. Njeriu mund të shpërndaj pozitivizëm në këtë botë ose negativizëm.
Arsyetimet e shumë njerëzve për të mos agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit nuk janë arsyetime pozitive. Po thjeshtë rrjedhin prej negativit të krijuar qysh prej në fillim të njerëzimit.
Amaneti është i shenjtë për besimtarin mysliman, ndërsa për të tjerët tradhtia është ves i shenjtë. Paramendo në mesin e myslimanëve të gjesh njerëz që kanë tradhtuar urdhrat e Allahut duke gjetur miliona arsyetime për të mos agjëruar muajin e Ramazanit. Këto njerëz po përcjellin amanetet e Zotit, apo amanetet e atij tjetrit, djallit?
Agjërimi është bindje pozitive. Vetëm një sekondë negativ në qasje ndaj këtij adhurimi islam, do të shkatërrosh vetveten.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...