Sunday, July 6, 2014

Ditar Ramazani-9



Hamdi Nuhiju

E shtunë, 05.07.2014
Për ta kuptuar dikë mirë, duhesh të jetosh me të. Përveç kësaj duhesh që ta duash atë me të cilin jeton, që të bëhesh fryma e tij me të cilin frymon, zemra e tij me të cilën rrah, syri i tij me të cilin sheh.
Qëllimi është tek kuptimi. Kur njerëzit kuptohen ndërmjet veti, jetojnë të lumtur, në harmoni të plotë dhe pa probleme. Ndërsa kur lindin keqkuptime, lindin probleme, përçarje, të shara e ofendime.
Omer ibn Abdulazizi r.a., halifi i pestë i myslimanëve, i pranuar prej të gjitha gjeneratave të myslimanëve deri në ditën e kiametit si halife, arriti suksese në qeverisjen e tij pasiqë kishte një elan të madh për të kuptuar brengat dhe hallet e njerëzve. Ai edhe sillej me rreth të tillë. Në kuadrin e qeverisë së tij nuk pranonte njerëz të ashpër, por edhe jo të dobët.
Të kuptuarit është mirësia më e madhe. Ajo shkon thellë në zemrat e njerëzve, gjenerohet në mendjen e tij dhe del në pah në raportet midis njerëzve. Ai që kupton raportet njerëzore dhe shpirtërore, ka arritur që të depërtoj thellë në esencën e mbijetesës natyrore të tyre.
Keqkuptimi është më e rëndë se vrasja. Përmes vrasjes ia merr mëkatet mbi supe një njeriu, ndërsa përmes keqkuptimit, përveç mëkateve të tij, i merr edhe mëkatet e të tjerëve për turbullirën që shkakton prej keqkuptimit.
Ka disa gjëra që duken të palogjikshme, ndërsa në fakt, fshihet një fshehtësi e madhe mirësie në to. Ndërsa disa të tjera edhe pse duken të logjikshme janë sherr në vetvete dhe krijojnë turbullira në mesin e besimtarëve mysliman.
Të kuptosh e të keqkuptosh janë dy kategori në të cilat njeriu e peshon dijen dhe ndjenjat e tij. Nëse arrin që t`i disiplinoj ndjenjat, arrin që të kuptoj shumë mirë pa pasur nevojë për keqkuptime. Ndërsa nëse ndjenjat e tij e hutojnë mendjen dhe zemrën, lindin keqkuptime dhe shumë lehtë njeriu mund të manipulohet në çdo sferë të jetës.
Të kuptuarit dhe interpretimet janë rrënja e degët. Interpretimet janë degë e të kuptuarit të një problematike ose esence. Degët gjithmonë janë të ndryshme, ndërsa esenca është e njëjtë. Për shembull është një lajm i njëjtë i paraqitur në media, ndërsa interpretimi i atij lajmi bëhet në mënyra të ndryshme. Interpretimi sa më i saktë i ngjarjes ose të kuptuarit, është interpretim më i dobishëm për njeriun. Interpretimi me qëllim devijimi ose largimi nga esenca ose të kuptuarit është interpretim vetjak për të kënaqur epshet.
Myslimanët kanë shkencën e të kuptuarit, të interpretimit, madje kanë shkencë edhe të krahasimit të interpretimeve. Si në të kaluarën po edhe në të tashmen, problemet më të mëdha ndaj myslimanëve kanë dal nga interpretimet e ndryshme e që janë larguar shumë nga esenca.
Dikush manipulon me masat dhe ndjenjat e njerëzve duke u thirrur në vlerat e Islamit. E vet-shpallë veten udhëheqës të myslimanëve të mbarë botës në një moment kur askush nuk e njeh.
Islami nuk është ashtu si na transmetojnë mediet e huaja përmes agjendave të këtilla, por është ajo që na mësojnë dijetarët e drejtë e të ndershëm.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...