Sunday, July 13, 2014

Ditar Ramazani-14




Hamdi Nuhiju

E enjte, 10.07.2014, Kumanovë

Njerëzit nuk lodhen nga jeta po kjo e fundit lodhet nga ankesat e tepërta të tyre. Vrapojnë pas luksit si të çmendurit pas dynjasë dhe harrojnë obligimet e përgjegjësitë që kanë për të varfrit e kësaj bote.

Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për pozitën e tyre në këtë botë. Ata nuk duhet që të jetojnë vetëm për të ngrënë e pirë, pasiqë për të ngrënë e pirë nuk janë krijuar. Ata janë krijuar për ta adhuruar Allahun në forma dhe mënyra të ndryshme.
Të bësh mirë është pjesë e adhurimit ndaj Allahut. Të mos bërit keq po ashtu është adhurim i bërë ndaj Allahut. Të respektosh më të vjetrit e ti ledhatosh të rinjtë është adhurim ndaj Allahut.
Njerëzit janë strukur në mendime të ngurta e të egërsuara. Ata nuk po i shohin veprimet e tyre duke i analizuar veprimet e të tjerëve. Zemra e ngurtësuar nuk ka mundësi që të pranoj një zemër tjetër. Ndërsa vet është zemër egoiste pa vlera njerëzore e humane.
Nëse zemra është në rregull, i tërë trupi i njeriut është në rregull. Nëse zemra është e sëmurë, po qe se edhe krejt pjesët tjera të trupit të duken funksionale janë jashtë funksionit. Kështu na mësonte Pejgamberi Muhammed alejhi selam.
Njeriu duhet të kujdeset për zemrën e tij. Ta ujit me ujë imani dhe t`ia shuaj etjen me dashurinë. Zemra qorrohet nga mëkatet. Ajo nuk sheh asgjë pozitive në këtë botë. Po gjithmonë karshi veseve negative bie lehtë ose pre e tyre. Sikur zemra të lundronte në botën e të lejuarës, ashtu siç i lundron disave në botën e mëkateve do të ndodhte mrekulli.
Njerëzimi ka nevojë rikthimi tek esenca e mbijetesës e që është zemra. Gjithçka rrotullohet rreth saj, ndërsa ajo rrotullohet karshi lutjeve të shumta që ia bënë Zotit.
Mendja e dirigjon zemrën, por mendja pa zemrën është një hiç ose vetëm një organ plus në funksion të trupit të njeriut. Prandaj të jemi të kujdesshëm me zemrat tona se në çfarë rreziqesh po i nxjerrim. T`i ruajmë mirë ato duke i ushqyer me të lejuar dhe mbrojtur prej të ndaluarës.
Bota midis të lejuarës dhe të ndaluarës është botë e të dyshimtës. Ndërsa besimtarët ikin prej të dyshimtës. Ata nuk guxojnë që të qëndrojnë për asnjë moment tek e dyshimta sepse menjëherë i shndërrohet e ndaluar.
E dyshimta është ajo që nuk dihet saktësisht se a është e lejuar apo e ndaluar. Edhe po qe se mund të jetë e lejuar, përderisa është e dyshimtë ti ikë sa më larg prej saj. Mos qëndro për asnjë moment afër, pasiqë mund të marr uragani i saj dhe të hedh në botën e zjarrit.
Shumë gjëra në këtë botë duken të lejuara, ndërsa esencën e kanë shumë të dyshimtë. Zemra di të bjerë shpesh pre e të dyshimtës. Ndërsa kjo e fundit duhet të kërkoj mbrojtje ditë e natë nga Zoti për të mos rënë pre e dyshimeve.
Dyshimi është arma e djallit të mallkuar. Dyshimi është komplet e keqja.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...