Tuesday, July 15, 2014

Ditar Ramazani-15



Hamdi Nuhiju

E premte, 11.07.2014, Kumanovë


Sa shpejtë po ikin ditët o Zot. Sikur të kishim lindur para një minute e jo para afër tri dekadave. Mëkatet po rëndohen dhe nuk po humbin. Ndërsa sevapet kanë ngel që të regjistrohen tek regjistri i Allahut xh.sh.
Paramendo të fillojmë ti numërojmë sevapet. Paramendo të fillojmë që të marrim detyrën e engjëllit i cili i regjistron sevapet. Sa shumë do ta shkrumbonim veten në këtë formë?
Po ato njerëz të cilët nuk shpresojnë në asnjë ndryshim pozitiv në jetën e tyre, pasiqë e shohin gjithmonë me sy negativ, sa mëkate i kanë rënduar mbi supet e tyre? Sa larg kanë shkuar ato krijesa me mohimin e Allahut xh.sh.? Sa shumë ia kanë kthyer shpinën Islamit ato njerëz? Sa larg mëshirës së Allahut xh.sh. janë, ndërsa sa shumë shpresojnë në mëshirën e Allahut xh.sh.?
Në xhenet, futesh vetëm me mëshirën e Allahut, por mëshirën e Allahut e meriton vetëm nëse bënë vepra të mira në këtë botë, të cilat të urdhërohen nga ana e Allahut.
Myslimanët nuk janë përjashtues ndaj askujt. Në prehrin e tyre mund të vendoset çdo zemër e pastër ose papastër e që dëshiron pastërtinë.
Myslimanët nuk urrejnë asnjë popull në botë, por urrejnë dhe luftojnë zullumqarët e popujve të ndryshëm. Ne e kemi obligim që të mos pajtohemi me zullumin e askujt. Ndërsa kur e lëmë anash këtë obligim, zullumi fillon e shpërndahet në të katër anët e globit. Kur duam të mos merremi me zullumin dhe zullumqarët merremi me gjëra të kota, me akuza ndaj njëri-tjetrit, me qëllim për ti fshehur gjurmët e zullumit të zullumqarëve. Kjo gjë a bëhet me vetëdije a pavetëdije nuk dihet ende.
Myslimanët e parë ishin prijatarë në luftimin e zullumit. Ata nuk lejonin që ti bëhej zullum as kafshëve të ndryshme, e të mos flasim njerëzve e popujve. Përdorin të gjitha mjetet që i kishin në disponim për ti thënë ndal zullumit. Po ne sot sa po i themi ndal zullumit?
Zullumi është shpërndarë në të katër anët. Madje i ka kapluar edhe popujt tanë mysliman. Ata po vuajnë prej zullumqarëve të ndryshëm, ndërsa pjesa tjetër që nuk po vuan, po qëndron duarkryq. Nuk po bëjmë asnjë hap serioz drejtë ndryshimit të gjendjes së tyre.
Ushtria është fjala e fundit kundër zullumit. Ka fjalë tjera që mund ti përdorim në vend të bombave. Nëpër iftaret dhe syfyret tona ta lusim Zotin për të gjithë popujt e botës, të përvuajtur prej zullumeve të ndryshme. Të lutemi për vëllezërit e motra tona në Palestinë, në Egjipt, në Filipine, në Mianmar, në Irak, Siri, e të gjitha vendet e botës. Të lutemi sinqerisht që Allahu t`i çliroj prej prangave të zullumit, ndërsa zullumqarët ndërmjet veti t`i shkatërroj.
Ky muaj Ramazan, është muaji ku pranohen duatë. Janë prangosur djajtë dhe zemrat kanë dal në shesh. Ky muaj tregon për sheshin e zemrave që garojnë njëra me tjetrën për punë dhe vepra të mira. Sheshi i zemrave është shesh i burrave.
Ndërsa njerëzit që nuk e ndjejnë aromën e Ramazanit, kanë shitur mendjen e trupin e tyre në sheshe tjera. Ato janë për të tjerët. Ana tjetër e medaljes.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...