Wednesday, July 16, 2014

Ditar Ramazani-16



Hamdi Nuhiju

E shtunë, 12.07.2014, Kumanovë

Nata është e qetë në vendet ku perëndon dielli. Atje është natë sfilitëse, por e bukur dhe e shndërritshme. Natë e cila të ngjall ndjenjat e ti bart prej njërit nivel e në nivelin tjetër.
Natë e sevapit e jo e mëkatit. Ndërsa, njerëzit e perëndimit, detyrimisht netët I kujtojnë në mëkate. Model prej tyre kanë marr edhe një pjesë e rinisë tonë. Mundohen t`I fshihen Zotit për të bërë mëkatin.
Nata është koha e adhurimit. Në qiellin e dynjasë zbret mëshira e Allahut dhe pret prej njerëzve që ta kërkojnë. Intimiteti midis njeriut dhe Zotit shikohet po në ato momente. Nuk mund të maskohesh kur je vet para Zotit e as para një miliard njerëzve. Por, ndoshta para njerëzve e gënjen veten se mund t`I gënjesh njerëzit dhe të paraqitesh në atë mënyrë qysh nuk je.
Nata është një shans I rikthimit tënd në botën e realitetit. Ti mund të pendohesh për mëkatet e panumërta që bën dhe ke bërë gjatë tërë kohës. T`I mund t`I drejtohesh sinqerisht Zotit me lutje për ta ndriçuar jetën. Nata është deti I meditimit e jo I çuarjes së kohës kot.
Jo rastësisht Allahu e ka bërë natën kohë pushimi. Koha kur të çlodhen të gjitha pjesët e trupit, është koha më e mirë për t`iu drejtuar Allahut. Myslimanët e parë e praktikonin edhe namazin e natës për shkak të sevapeve të panumërta që gjenden prapa atij namazi. Sot kanë nisur disa tentime të vogla për ta rikthyer këtë namaz në qendrën e aplikimit. Individualisht disa njerëz veçse e kryejnë atë namaz me rregull.
Kur mendon errësirën e natës, patjetër të shohësh dritën e ditës. Agimin që sinjalizon dritën dhe fillimin e një jete plot gjallëri. Nata e dita janë dy udhëtar në një rrugë të gjatë e pakthim. Ata kanë një mision të caktuar prej Zotit. Njeriu duhet të kuptoj misionin e tyre e jo të keqinterpretoj. Njeriu madje duhet të jetoj në frymën e atij misioni duke mos prekur asgjë për të ndryshuar qasjen ose kahen.
Nata është me bollëk për shpirtin tënd. Ajo ta rikujton urën e siratit, një urë që njeriu duhet patjetër ta kapërcej. Sa I vështirë është kalimi prej njërit skaj të urës e në skajin tjetër, aq e vështirë është edhe jetesa në këtë botë.
Ne duhet të kujdesemi që të jetojmë ndershëm, të punojmë ndershëm, t`I kryejmë obligimet ndaj Krijuesit, e pastaj të shpresojmë në mëshirën dhe shpërblimin e Allahut xh.sh. Përderisa nuk jetojmë ndershëm, nuk ushqehemi me të lejuarën, nuk punojmë ndershëm, keqpërdorim konceptet e të jetuarit në harmoni me Zotin, ne nuk mund të shpresojmë në shpërblimet e Allahut xh.sh.
Natën mund të nis sevapi ose mëkati. Për këtë gjë ti përcaktohesh. Ndërsa në muajin Ramazan mund të nis edhe ndryshimi pozitiv I jetës. T`I troket në derën e Pendimit e nuk I kthehesh jetës së mëparshme asnjëherë.
Sa herë që troket në derën e Pendimit, ka shpresa për ty.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...