Thursday, July 17, 2014

Ditar Ramazani-17



Hamdi Nuhiju

E diel, 13.07.2014, Kumanovë
“ O besimtarë! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t`ju kthejnë prapa ( në të pafe) e ju do të jeni të humbur.” ( Ali Imran:149).

Meditimi është adhurim në Islam. Besimtarit mysliman po e la të medituari-t e ka lënë një adhurim të madh anash, ndërsa po u kap pas meditimit, ai gjithmonë i ndihmon për të qëndruar fort karshi stuhive të ndryshme që fryjnë herë në të djathtë e herë në të majtë. Meditimi e shtyn besimtarin që të reflektoj rreth fjalëve të Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit Muhammed alejhi selam. Ajo e frymëzon për tu rregulluar jeta e tij në përputhshmëri me parimet islame. Meditimi është një gjenerator që e ngjall këtë trup të vdekur.
Ti mund të bësh lehtësisht dallim midis njeriut që e përdor meditimin në përditshmërinë e tij me një njeri që e neglizhon atë. Sa shumë keqkuptime lindin nga ky i dyti. Sa pak bindje gjendet tek ky i dyti. Sa shumë dyshime ekzistojnë te ky i dyti.
Besimtarët që përdorin meditimin në jetën e tyre janë njerëz pozitiv, që reflekton vetëm pozitivisht në shoqëri. Ata nuk rëndojnë asnjë krijesë të Zotit me fjalë ose me forma tjera. Jetojnë në harmoni të plotë me njerëzit tjerë, duke i mirëkuptuar ato, duke i shërbyer atyre dhe duke i dal në ndihmë gjithmonë kur ka nevojë për ndihmën e tij.
Besimtari që përdor meditimin është një mysliman optimal. Ai nuk jeton në iluzione dhe fantazi të ndryshme, por në realitet dhe optimizëm. Të jesh optimist nuk d.m.th të jesh njeri fluturues. Ani pse dikush optimizmin e interpreton si fluturim.
Kjo botë ka të bëjë me bindjen dhe mos bindjen. Njeriu i bindet Krijuesit, jo nga frika, po nga dashuria që ka për të. E largon bindjen ndaj Krijuesit, jo nga trimëria, po nga mashtrimet dhe premtimet boshe të djallit të mallkuar, të dynjasë së gënjeshtër etj. Ti nuk mund të jesh trim nëse nuk i bindesh Allahut. Në fakt, ti je frikacaku më i madh në rruzullin tokësor. I frikësohesh furnizimit, i frikësohesh fatkeqësive të kësaj bote, i frikësohesh jetës, futesh në dyshime dhe bëhesh rob i djallit të mallkuar. E në momente të këtilla shumë lehtë i bindesh edhe jobesimtarëve dhe kalon një jetë të humbur.
Ti thyen urdhrat e Zotit ngaqë je një krijesë shumë e dobët. Madje je dobësuar aq shumë sa nuk mund ta vëresh vetveten se në çfarë niveli ke rënë. Paramendo, fshihesh prej krijesës në ditë Ramazani për shkak të mos agjërimit tënd, ndërsa mendon se mund të fshihesh prej Zotit. I frikësohesh ashpërsisë ose fjalës së njeriut, ndërsa harron urdhrin e fjalën e Zotit në Kur`an për agjërimin.
Shpresat e njeriut duhet të vendosen tek Zoti. Ai nuk guxon që të shpresoj tek njerëzit. Kjo botë dhe gjithçka që ka në të është në dorën e Allahut. Po ashtu edhe bota tjetër dhe gjithçka ka në të është në dorën e Allahut e askujt tjetër. Dënimin dhe shpërblimin e jep vetëm Allahu xh.sh. dhe askush tjetër. Edhe pas gjithë kësaj, t`i prapë i ke vendosur shpresat diku tjetër? I bindesh jobesimtarëve dhe ke zgjedhur rrugën e humbjes?!!!

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...