Thursday, July 17, 2014

Ditar Ramazani-18




Hamdi Nuhiju

E hënë, 14.07.2014, Kumanovë
“ Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.” ( Ali Imran:148).

Të bërit mirë sidomos gjatë muajit të Ramazanit është njëra prej veprave më të dashura tek Allahu xh.sh. Shpërblimet gjatë këtij muaji shumëfishohen, ndërsa mëkatet minimizohen deri në fshirjen e tyre përfundimtarë, e gjithë kjo gjë varësisht prej mëkatit. Të bërit mirë është e urdhëruar me Kur`an dhe Sunnet të Pejgamberit alejhi selam.
Ai njeri që bën mirë, jetën e ka të lumtur, në krahasim me njeriun i cili mendon për të bërë vetëm keq. Nëse i hip në qaf një njeriu pa arsye ose me arsye dhe e nxjerr jashtë kontrollit është një vepër e shëmtuar që nuk e pëlqen Allahu xh.sh. e as robërit e Tij.
Ka thënë Pejgamberi alejhi selam :” Edhe një buzëqeshje në fytyrën e besimtarit është sadaka”. Buzëqeshja është e lidhur me sadakanë. Ajo nuk të takon ty, por duhet t`ia dhurosh të tjerëve? E ne sa buzëqeshmi për hir të Allahut dhe sa i bëjmë të tjerët të buzëqeshin?
Buzëqeshja nuk është pronë e jote private, po dhuratë e dhënë nga Zoti për shkëmbim midis besimtarëve.
Ti duhesh ta bësh dallimin midis buzëqeshjes dhe nënçmimin. Ka një lloj i njerëzve të cilët në emër të buzëqeshjes, luajnë me ndjenjat e njerëzve duke ia thyer ato për të mos pasur asnjëherë mundësi riparimi.
Buzëqeshja është shpirti i besimtarëve. A mund që trupi të jetoj pa shpirt? Aq edhe besimtari mund të jetoj pa buzëqeshje. Njeriut i buzëqesh zemra dhe shpirti. Kjo gjë domosdoshmërish reflekton në zemrën dhe shpirtin e tjetrit. Nëse nuk reflekton, dije se nuk është buzëqeshje po maskim.
Në buzëqeshje është pajtimi midis zemrave të besimtarëve, ndërsa në mungesën e buzëqeshjes mund të dyshojmë në hidhërimin e tyre. E besimtarët nuk guxojnë që ndërmjet veti të janë të hidhëruar.
Të bërit mirë është amanet në veti. Besimtarët mysliman kur marrin amanetet ata detyrohen që t`i mbajnë deri në realizim. Ai nuk guxon që të marr amanet diçka e pastaj të mos e realizoj. Nuk guxon që të nëpërkëmb ndjenjat e besimtarëve tjerë.
Njerëzit nuk janë lodra që të luajmë me to. Nëse vendosim që t`i bëjmë mirë, këtë gjë do ta bëjmë me çdo kusht. Nëse nuk mundemi t`i bëjmë mirë në një formë, do t`i bëjmë mirë në forma tjera. Po detyrat dhe obligimet i marrim me seriozitetin më të madh.
Ata që punuan mirë, Allahu i shpërbleu në këtë botë, po edhe në botën tjetër. Nuk ka dyshim se shpërblimi i botës tjetër është shpërblim shumë më i mirë dhe i pakrahasueshëm me atë të kësaj bote.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...