Thursday, July 17, 2014

Ditar Ramazani-19



Hamdi Nuhiju

E martë, 15.07.2014, Kumanovë
“ Kurse ata që mohojnë Shpalljet Tona, do t`i godasë dënimi për shkak të mohimit.” ( El- En’am, 49).

Sa ka në mesin e myslimanëve që mohojnë shpalljet e Allahut? Duke u bazuar në ideologjinë komuniste ata mohojnë haptas nëpër ndeja dhe vende të ndryshme shpalljet e Allahut. Qeshin me to, i përbuzin dhe flasin fjalë më të shëmtuara që mund të thotë goja e njeriut për këtë gjë. Ndërsa tek ne, duke u bazuar në traditat e mirëpritjes, këto njerëz nderohen dhe qëndrojnë në vende kyçe nëpër oda.
Ky mohim reflekton edhe në të gjitha sferat tjera të jetës. Mohim që ngërthehet edhe me mosnjohje të identitetit islam, përbuzje të atij identiteti, shtypje të njerëzve që identifikohen me atë identitet. Njerëzit të cilët mohojnë shpalljet e Allahut, fatkeqësisht janë njerëz që po prijnë me popullin tonë. Ata ndoshta edhe shtrojnë iftare për ta mashtruar popullatën se janë me ndjenjat e tyre, por në fakt ato iftare i shtrojnë për t`i nënshtruar besimtarët mysliman.
Mohuesit e shpalljeve të Allahut i kemi edhe në mediat tona. Ata nuk respektojnë asnjë rregull islam dhe nxjerrin lakuriqësitë e tyre si në Ramazan si jashtë Ramazanit. Përmes lakuriqësisë shpresojnë në shikueshmëri e shitje më të mëdha, ndërsa harrojnë se përmes atij akti e prishin rininë e një populli.
Muzika e shfrenuar veçse është gjellë kryesore në tryezën e tyre. Ata nuk njohin parime përpos tyreve që kanë të bëjnë me interesin material. Janë në gjendje që për para të shesin edhe identitetin e tyre kombëtar dhe fetar.
Si është e mundur që në mes të Ramazanit, në fshatrat myslimane, kafenetë të janë plot me të rinj? A nuk tregon kjo gjë për pozitën e fuqishme të mohuesve të shpalljeve të Allahut? A nuk tregon kjo gjë dobësinë dhe gjumin tonë? A nuk ka ardhur koha që përfundimisht të zgjohemi prej gjumit?
Detyra e mjekimit të popullatës prej sëmundjeve shpirtërore është një detyrë e shenjtë. Besimtari mysliman e merr atë detyrë qysh prej futjes në bylyk e deri në përfundim të jetës. Ti nuk mund të dalësh në pension asnjëherë.
Mohuesit e shpalljeve të Allahut duhet që të luftohen me fjalën e mirë, duke i izoluar tërësisht nga shoqëria. Atyre nuk duhet që t`i jepet hapësirë askund. Ata nuk guxojnë që të bëhen bashkë asnjëherë. Ata duhet që të luftohen duke u përballur me argumente, por jo duke i nënçmuar dhe mos njohur ato. Nëse vërehet vetëm një moment i vogël nënçmimi, duhet injoruar.
Nuk guxon askush që të nënçmoj argumentet e besimit islam. Nuk guxon askush që të nëpërkëmb nderin e besimtarëve mysliman. Nuk guxon askush që të flas për Muhammedin alejhi selam, ashtu siç flasin për të nëpër oda tona.
Ne nuk guxojmë që të egërsohemi përballë tyre, ose të dalim jashtë kontrollit. Por butësisht dhe me argumente të flasim e të mundohemi t`i bindim për atë që duhet bindur. Nëse vazhdojnë me mohimin e tyre, duhet që të largohemi prej atyre vendeve duke i injoruar tërësisht.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...