Friday, July 18, 2014

Ditar Ramazani-20




Hamdi Nuhiju

E mërkurë, 16.07.2014, Kumanovë

I vogël në mëkate, i madh në sevape. I vogël në prishjen e rendit, i madh në rregullimin e safeve. Safet e besimtarëve janë safe ushtarësh që presin urdhrat e komandantit suprem. Thirrjen për në xhenet e përjeton njeriu që është në gjendje adhurimi.

Më shumë të tjerët të respektojnë në Ramazan, sesa të respektojnë njerëzit që i përkasin identitetit tënd. Ata kanë vendosur rregulla të ndryshme se si t`i respektojnë myslimanët gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa një pjesë prej myslimanëve, kanë prishur rregullat e agjërimit. Ata kanë dal kundër besimtarëve me qëndrimet e tyre. Mund të themi lirisht se qëndrimi i tyre është edhe kundër Zotit.
Sheh fëmijë rrugëve të gëzuar dhe duke e pritur iftarin. Në anën tjetër sheh të mëdhenj të cilët pa fije turpi dalin rrugëve, ndezin cigare, ofendojnë besimtarët e besimtaret dhe në fund ta urojnë Bajramin?! Shumë gjëra në këtë botë janë për t`u habitur.
Njeriu duhet që të vetëdijesohet përfundimisht. Atij ditët po i ikin. Koha po i matet sekondë pas sekonde. Dhe vjen fundi, ku hapësira e pendimit është shumë e ngushtë. Shpirti të gjendet në fyt.
Logjika e përbuzjes të vlerave islame, po ashtu edhe të vlerave tjera është logjikë egoisti.  Je vendosur për muri, nuk njeh askënd pos egos, ose unit tënd. Kujton se në atë mënyrë mund të bashkëjetosh me të tjerët. Kujton se në atë mënyrë mund të kontribuosh për shoqërinë. Kujton se në atë mënyrë, duke nënvleftësuar gjithçka që ty nuk të pëlqen, mund të pritesh vlerësim prej të tjerëve.
Thotë Allahu xh.sh. në Kur`an:” A janë të sigurt ata se nuk do t`i godasë një dënim gjithëpërfshirës nga Allahu apo që nuk do t`u vijë papritmas Ora, ndërkohë që janë të pavetëdijshëm?” ( Jusuf:107)
Asnjëherë mos u siguro në vetveten e veprat e tua të shëmtuara. Në këtë botë gjithçka është e sigurt pos vetvetes tënde. T`i je më i pasigurti, pasiqë nuk je vetvetja. Nuk je lënë në vullnetin tënd deri në frymën e fundit. Por para vetes ke edhe djallin e mallkuar i cili është i afatizuar deri në Ditën e Llogarisë për të mashtruar.
T`i gjithçka mund të pretendosh se dinë, pos çastit se kur do të ndërrosh jetë. Ajo gjë është e fshehur dhe të vjen papritmas. Ajo gjë nuk është e lidhur as me moshën e as me gjendjen tënde shpirtërore.  Ka shumë raste tek njerëzit ku njerëzit vdesin të rinj, ose të moshuar. Vdesin në paqe dhe harmoni shpirtërore me Zotin, ose në konflikt dhe luftë të vazhdueshme. Vdesin në gjendje adhurimi ndaj Allahut, ose mëkati të bërë me vetëdije ose pavetëdije.
Atë ditë kur të vije papritmas Ora, duhet që të jemi të përgatitur. Ne nuk guxojmë që të jemi neglizhent me fatin tonë. Po qe se neglizhojmë vetveten, ia kemi pikturuar fatin përgjithmonë në Xhehenem. Dhe kjo gjë nuk është tregti e mirë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...