Hamdi Nuhiju
E hënë, 21.07.2014, Kumanovë
Ndonjëherë i ngatërrojmë ditët nga dertet e tepërta të kësaj
dynjaje. Dikush e ngatërron jetën.
Ai e ka lidhur ngushtë jetën e tij me disa
probleme të pa ekzistueshme por që në imagjinatën e tij reflektojnë shumë
dyshuese. Ato dyshime nuk e lënë rehat të flejë e as të veproj. Ato dyshime nuk
e lënë rehat të jetoj. Dyshime që e çojnë drejtë vdekjes, e prej vdekjes
ndoshta drejtë dënimit në zjarr. Dyshime që nxisin probleme dhe fjalë të kota në
mendjen, zemrën dhe shpirtin e besimtarit.
Jeta nuk është zhvlerësuese në vetvete. Ajo duhet
respektuar duke i vendosur rregull kontrolli. Nëse ti nuk i vendon rregull jetës,
jeta të detyron rregullat e veta. T`i pastaj gjunjëzohesh dhe harron se pse je
krijuar. Jeta nuk ka vlerë pa njerëzit. Nëse
vret një njeri në botë padrejtësisht është njëjtë sikur ta kishe vrarë tërë
njerëzimin. Po c`ndodh me ato njerëz që përbuzin jetën e miliona njerëzve duke
i rrezikuar në emër të flamurit të Islamit? Ata kriminel duhet dënuar në këtë
botë po edhe në botën tjetër. Myslimanët nuk janë kriminel. Njerëzit që janë fshehu
në petkun e Islamit dhe vrasin e mbysin njerëz padrejtësisht, gjithçka mund të janë
pos mysliman. Edhe atë në mes të muajit Ramazan, të përbuzësh e të marrësh jetën
e një myslimani duke u thirr në Islam, kjo gjë është e shëmtuar.
Rrugët që çojnë në Xhenet janë të shumta. Po ashtu edhe
rrugën që çojnë në Xhehenem janë të shumta. Njeriu duhet që të gjej ekuilibrin
që e ruan prej shkuarjes në Xhehenem dhe e orienton drejtë Xhenetit. Sikur synimi
ynë të mos ishte Xheneti, nuk e di se çfarë synimi tjetër fisnik do të kishim?
Ditarët janë kujtime të njerëzve që kanë jetuar në këtë
botë ndershmërisht ose jo. Ato shkruhen për t`u përkujtuar pas një kohe. Ato na
tregojnë për kohën e kaluar, për ndjenjat, për emocionet si dhe reflektimet që
kemi pasur në ato kohë. Janë ditarë që shënojnë jetën e besimtarit. Ditarë të përkohshme
të kësaj bote që e orientojnë njeriun drejtë botës së pafundme në Xhenet.
Jeta jonë në vetvete është një ditar i hapur në të cilin shënohen
edhe të mirat edhe të këqijat. Nuk ka diçka që mund të fshehim. Por këtë ditar
nuk e shënon dora e njeriut, por janë caktuar engjëjt e Zotit. Ndërsa ngjyrën e
lapsit të këtij ditari ia japim ne me veprat tona të mira ose të liga.
Nëse duam që të kujtohemi për të mirë, ne domosdoshmërish
do të kishim dashur që të shënohen vetëm gjërat e mira duke i shlyer ato të
ligat. Ndërsa nëse edhe pas vdekjes duam që të jemi të sharë e nënçmuar prej njerëzve
tjerë,
Njeriu vetvetes ia përcakton rrugën. Ka vullnet të plotë
në këtë gjë. Edhe pse para njerëzve tjerë mund të paraqitet ndryshe, para
Allahut të Madhërishëm ai nuk mund ta fsheh fytyrën.
Edhe pse para njerëzve tjerë ai mund të gënjej, të
mashtroj, po në këtë mënyrë e gënjen dhe e mashtron vetëm vetveten. Ne dimë shumë
raste të këtilla po nuk guxojmë t`i përmendim. Allahu xh.sh. nuk ia ka zbuluar
mangësitë asnjë njeriu, e pse unë t`ia mbuloj mangësitë tjetrit? A mos jam unë
pa mangësi e tjetri me mangësi? A mos është Allahu i padrejtë në krijimin e robërve
të Tij?
Ne nuk guxojmë që të zbulojmë mangësitë e tjetrit. Por duhet
të lutemi vazhdimisht që Allahu t`i dobësoj mangësitë tona deri në shkatërrim.
No comments:
Post a Comment