Monday, July 21, 2014

Ditar Ramazani-24



Hamdi Nuhiju
E diel, 20.07.2014, Kumanovë
Mirëqenia shoqëria është ajo që të lidh edhe ty me të. Pa mirëqenie shoqërie nuk ka as rehati shpirtërore. Të gjitha proceset demokratike në botë kanë nisur me pikësynim ndryshimin e kësaj mirëqenieje në dobi të popujve të tyre.

Nuk është e mundur që të jetosh ti i pasur në një shoqëri ku shtresat sociale përbëjnë grupin shoqëror më të madh. Nënvetëdija jote nuk të lëshon pe për të kuptuar dhe perceptuar rrethanat e pasurimit tënd.
Mirëqenia shoqërore është e vlefshme deri në nivel të adhurimit në Islam. Ndoshta edhe mund të kuptohet edhe si adhurim nga ana e shumë haditheve të Pejgamberit Muhammed alejhi selam.
Nëse përkujdesesh për kafshatën e gojës për familjen tënde, t`i adhuron Allahun xh.sh. Ndërsa nëse i le të varfër dhe i shndërron në shtresë sociale edhe pse ke pasur mundësi që të mos i shndërrosh në shtresë sociale, ti bën një mëkat ndaj Allahut xh.sh. Këtë gjë besimtarët duhet ta kuptojmë para shumë gjërave tjera.
Por, mbi të gjitha mirëqenia shoqërore nuk është qëllim në vetvete, po një pikë e cila duhet synuar. Pikë në të cilën të gjitha krijesat në këtë botë punojnë pa ndalim. Pikë e cila e urren dembelizmin dhe fjalët boshe.
Të ishin besimtarët të vetëdijshëm për këtë pikë, sot edhe shumë gjëra tjera do të ishin në rregull. Për shembull, të përkujdeseshin për mirëqenien shoqërore  aq sa kujdesen për kalimin e kohës kot, sot nuk do të kishte mundësi t`i diskriminoj në aspektin fetar e kombëtar askush.
Ai që përkujdeset për mirëqenien shoqërore është zotëri edhe tek miku edhe tek armiku. Allahu e do njeriun dhe popullin punëtor.
Të parët tanë të mirë osmanlinj, arritën aty ku arritën vetëm në saje të mundit dhe punës. Sikur të ishin të dembeluar, Allahu nuk do t`i jepte suksese të tilla. Popujt që kanë rregulluar oborrin e tyre fillimisht, shumë lehtë vendosin edhe për fatet e popujve tjerë që janë neglizhentë ndaj vetvetes.
Forca e punës është shpërndarëse në mbarë botën. Kjo forcë nuk izolohet e as që shuhet. Armiku i vetëm i saj është dembelizmi dhe vetëpëlqimi.
Nga drita e punës përfitojnë edhe ato që gjenden në terrin e dembelizmit. Prej dritës së punës rrjedhin donacionet dhe mirësia, ndërsa prej territ të dembelizmit rrjedh varfëria. Njeriu nga një shtresë normale shndërrohet në një shtresë të varfër e sociale.
Besimtari nuk guxon që të gjendet gjithmonë në shtresën sociale. Ai duhet të bëj çmos që të ndryshoj gjendjen e tij, përndryshe ka probleme me të besuarit në Allahun.
Kur përmendi këtë raport e kam qëllimin për besimtarët pa të meta psiko fizike. Pasiqë njerëzit me të meta psiko fizike janë barrë e shoqërisë në tërësi. Për to duhet që të përkujdesen tërë njerëzit pa dallim kombi e feje.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...