Hamdi Nuhiju
Termet më të habitshme i dëgjon në
momente kur e di se ke të bësh me tënden, po në fakt ndjehesh i huaj. Ndjehesh i
huaj, trajtohesh i huaj, jeton si i huaj në vendin tënd.
Lind, rritesh,
zhvillohesh e vdes si i huaj. Kush ishin këta njerëz që jetuan në këtë vend? Si
e fituan bukën e gojës? Si vepruan dhe me çka jetuan?
Të jesh mysliman në Kosovë është
njëjtë e vështirë si të jesh mysliman në Gaza. Armiku është i njëjtë. Servilët janë
të njëjtë. Kemi lexuar e jemi habitur se sponsor kryesor të agresionit izraelit
në Gaza ishin disa shtete arabe me disa
udhëheqës ‘ mysliman’. Lexojmë e habitemi me dyfytyrësinë e SHBA-ve ndaj
palestinezëve dhe solidarizimin e tyre ushtarak me ushtrinë izraelite.
Lexojmë e për çdo ditë habitemi
me disa hoxhallarë të dalë jashtë institucionit zyrtar islam të Kosovës, që kanë
kapur krahun e laikëve dhe sulmojnë e etiketojnë vazhdimisht hoxhallarët tjerë,
si dhe punojnë ditë e natë për shkatërrimin e institucionit të vetëm islam në
Kosovë, atë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kush është prodhues i
ekstremizmit fetar në Kosovë, hoxhallarët që gjenden nën ombrellën e Bashkësisë
Islame të Kosovës, apo hoxhallarët që janë larguar prej kësaj ombrelle, kanë
krijuar një të ashtuquajtur sindikatë, bashkëpunojnë me armiqtë më të mëdhenj të
Islamit dhe myslimanëve, e merren ditë e natë me sulme të vazhdueshme ndaj myslimanëve?
Kush po prodhon Lavdrim Muhaxhera
në Kosovë, hoxhallarët që janë nën ingerenca të Bashkësisë Islame të Kosovës,
apo hoxhallarët të cilët me qasjen e tyre armiqësore ndaj myslimanëve dhe
Islamit në Kosovë, mashtrojnë të rinjtë e papjekur për të kryer akte të papërshtatshme
për logjikën njerëzore?
Kush po i kërcënon fizikisht hoxhallarët
në Kosovë, hoxhallarët që gjenden në kuadrin e Bashkësisë islame të Kosovës,
apo ato hoxhallarë që kanë dal jashtë këtij institucioni dhe që nuk i zgjedhin
aspak mjetet për të arritur deri tek synimet e tyre?
Mjekra, shamia, janë disa përralla
që këto hoxhallarë dinë t`i lidhin me ekstremizmin. Por pikërisht ato hoxhallarë
që në fytyrë duken si Millosheviqi, pa mjekër, po e cenojnë lirinë e shprehjes
të myslimanëve të tërë Kosovës.
Ata përmes marrjes së një hapësire
të madhe mediatike, po mundohen që të minimizojnë hapësirën për pjesën tjetër të
shoqërisë, pjesë e cila në asnjë moment nuk mendon si to.
Të jesh mysliman në Kosovë, do të
largohesh nga shkolla për shkak të shamisë, do të diskriminohesh në punësim, do
të etiketohesh si ekstremist, do të përballesh me një makineri akuzash e
paragjykimesh deri në përballjen me ligjet e Kosovës edhe për gjëra që asnjëherë
nuk i ke thënë e nuk i ke vepruar. A nuk është vend i çuditshëm ky shteti ynë i
dashur i Kosovës, i cili të merr në pyetje me policinë e saj vetëm pse e këndon
një këngë që nuk i shkon për shtati politikës aktuale?
A nuk u largua nga shteti i Kosovës,
imami i xhamisë së Morinës, vetëm pse ishte aktiv në thirrjen e tij islame dhe
i suksesshëm në shumë sfera të shoqërisë për vendin ku veproi?
Të jesh mysliman në Kosovë është
mision shumë i vështirë. Mirëpo edhe sevap shumë i madh. Allahu i sprovon njerëzit
që i do më shumë. Unë me rrënjë jam kosovar, do të doja që edhe gjeografikisht
të jetoja në Kosovë m`u për këtë arsye.

No comments:
Post a Comment