Monday, August 11, 2014

Çka janë shkretëtirat?

Shkretëtira është një regjion i thatë,  i mbuluar me zall ose me gur, i cili pranon sasi shumë të vogël të shiut dhe ka shumë pak vegjetacion, ose ajo tërësisht mungon.
Rajonet shkretëtirore në vit pranojnë më pak se 25 cm të reshura të shiut. Nën reshje shiu nënkuptojmë rënie të ujit në Tokë, rënie kjo në format e saja: shi, borë, acar, mjegull, etj.
Shkretëtirat mund të janë ose të nxehta ose të ftohta. Karakteristika e përbashkët edhe të shkretëtirave të nxehta dhe të ftohta është sasia relativisht e vogël e shiut. Shkretëtirat gjithmonë janë të thata dhe edhe gjeografikisht grupohen si rajone të thata. Këto rajone më shumë humbin ujë nëpërmjet avullimit sesa marrin ujë nëpërmjet shiut. Avullimi është proces nëpërmjet të cilit uji shndërrohet nga një gjendje e lëngshme në një gjendje të gaztë.

NJË FAKT I HABITSHËM
Përafërsisht 20 përqind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me shkretëtira.



Edhe pse shkretëtirat mund të duken si të pajetë, ata megjithatë, janë shtëpi e shumë kafshëve dhe bimëve, të cilat kanë mësuar mënyra të ndryshme të mbijetesës në këto kushte. Në shkretëtirat ka gjetje të rëndësishme minerale, të cilat formohen për shkak të kushteve klimatike ekstreme dhe rrethit të thatë.

ZALLI

Zalli është prodhim i erozionit të gurëve. Shkretëtirat kanë përbërje zallore. Zalli, para se gjithash, është i përbërë prej silikatëve dhe nga kuarc. Përbërja e zallit ndryshohet nga vendi në vend, varësisht prej përbërjes së gurëve lokal. Për shembull, zall i imtë i bardh mund të gjendet afër vendeve korale pasiqë zalli përmban koral. Përmendorja e njohur nacionale Zallina e bardh në Meksikën e re ka zall të bardh, i cili përgjithësisht është i përbërë nga gips. Zallinat më të errëta janë të pasura me magnetit ose janë të përbëra prej copëzave të ndryshme  të lavës.
 

Përktheu e përshtati: Hamdi Nuhiju

Burimi: Enciklopedia për shkretëtirat, Shtëpia botuese Toper, Shkup, 2014

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...