Thursday, August 14, 2014

Rreth arrestimeve të fundit në Kosovë



” Arrestimet e fundit në Kosovë, tregojnë për një qasje negative të qeverisë së Republikës së Kosovës, qasje kjo e cila dëmton rënd imazhin e Kosovës në aspektin ekonomik, politik si dhe të sigurisë.
Kjo qasje, duke tentuar për t`u paraqitur dhe reflektuar si një shtet policor, tregon për pjellshmërinë e pasigurisë ekonomike dhe politike në vend.
Mendoj se nuk është në interesin e Kosovës, e sidomos të qytetarëve të saj, që në një kohë me rreth 50 përqind të popullsisë të pa punë, të paraqitet jo stabile në sferën e sigurisë. Investimet e drejtpërdrejta të huaja, nuk futen në shtetet e pasigurisë.
Ky aksion mund të bartet edhe në Maqedoni, pasiqë interesi i partisë politike maqedonase në pushtet, është që të krijoj një imazh të bartjes së krizave nga Kosova, ndërsa interesi i partisë politike shqiptare në pushtet është që kjo gjë të mos ndodh, pasiqë në këtë mënyrë e dëmton rënd pikë së pari shtetin e Kosovës, me pastaj edhe vizionin e saj kombëtar si një parti serioze në skenën politike.
Dihet mirëfilli se tek shqiptarët gjithmonë ka ekzistuar një harmoni fetare, e cila hera herës është tentuar që të prishet me ndërhyrjet e jashtme. Prishja e kësaj harmonie, d.m.th prishje e një shtylle identifikuese të kombit shqiptar në Ballkan.”-Hamdi Nuhiju

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...