Friday, August 22, 2014

Në lidhje me deklaratat e Reis Ulemasë të Maqedonisë



“Institucioni i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, është institucion i unitetit dhe vëllazërisë midis të gjithë myslimanëve të këtij vendi. Ai përfaqëson myslimanët e Maqedonisë brenda dhe jashtë vendit.

Për çdo individ mysliman në këtë shtet, ky institucion ka një rëndësi të veçantë, përderisa mbron të drejtat dhe interesat e myslimanëve të këtij vendi.
Problemi i Burmali Xhamisë, problemi i denacionalizimit të pronave të Bashkësisë Islame, problemi i të drejtave të myslimanëve të Maqedonisë që thyhen për çdo ditë, problemi i xhamisë së Tabanocit, si dhe rregullimi i jetës fetare të myslimanëve të Maqedonisë janë ingerenca dhe përgjegjësi e këtij institucioni.
Ky institucion ka rrol proaktiv në mbrojtjen e myslimanëve dhe jo rol aktiv në përjashtimin e myslimanëve prej shoqërisë si dhe linçimin e tyre në forma dhe mënyra të ndryshme.
Ekstremizmi dhe terrorizmi i çdo lloj forme dhe i kujtdo qoftë ka nevojë që të denoncohet e jo të luhet rroli i gjykatësit dhe ligjit mbi to.
Përderisa të gjithë myslimanët e Maqedonisë përfshihen nën ombrellën e këtij institucioni, kanë nevojë që të ndjehen të sigurt prej sulmeve të jashtme dhe ligjeve të këtij vendi që vendosen me qëllim cenimin e lirive dhe të drejtave të myslimanëve të Maqedonisë.”- Hamdi Nuhiju

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...