Hamdi Nuhiju
Kohët e fundit janë shpeshtuar
sulmet ndaj komunitetit mysliman në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Shqipëri e gjetiu.
Duam apo nuk duam, këto sulme lidhen me një burim të vetëm frymëzimi, ngjarjet
e fundit në Gaza.
Duam apo nuk duam ta pranojmë, çdo sukses në Gaza ose
Palestinë është sukses edhe në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Çdo përpjekje për t`u
çliruar prej robërisë izraelite, ndikon në përpjekjen e njëjtë edhe në vendet
tona për t`u çliruar prej robërisë laike. Nuk e besoj se dyshon dikush se pas
perdes se sulmeve të fundit ndaj myslimanëve në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, e
Ballkan, qëndron ambasada e Izraelit së bashku me ambasadën e SHBA-ve.
Këtë gjë e përforcon ende më shumë,
raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me liritë dhe të drejtat
fetare në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Ballkan.
Sulmet e orkestruara, përcaktojnë
edhe mbrojtjen kauzave. Detyrimisht mbrojtja shndërrohet në kauzë në një kohë
kur mungon uniteti i radhëve të myslimanëve.
Sulmet e fundit ndaj myslimanëve
në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e Ballkan, tregojnë për dritën në fund të tunelit
në Gaza. Nëse zgjidhet problemi i Palestinës, me kufijtë e përcaktuar në vitin
1967, zgjidhen edhe shumë nyje problematike në Ballkan. Myslimanët e këtij gadishulli
frymojnë më lirshëm, shprehen më lirshëm dhe jetojnë një jetë normale.
Terrorizmi dhe ekstremizmi si
dukuri botërore, negative që cenojnë të drejtat dhe liritë e popujve të ndryshëm,
nuk mund të krijohen dhe zhvillohen tek popujt e vegjël. Kjo gjë është e
palogjikshme teorikisht dhe e pamundur praktikisht. Shqiptarët, boshnjakët, janë
popuj të vegjël. Si është e mundur që tek to të zhvillohen këto dy fenomene dhe
dukuri globale që po cenojnë liritë dhe të drejtat e popujve e civilizimeve të
ndryshme?
Standardet e dyfishta nuk ekzistojnë
vetëm në praktikimin e gjërave, po edhe në definimin e tyre. Në një kohë kur i
forti e bën ligjin, është pak si e pabesueshme se ai ligj sillet me drejtësi dhe
dinjitet për çdo popull e individ të caktuar.
Sulmet ndaj myslimanëve në
Ballkan, po shpeshtohen e rriten me një intensitet të madh edhe nga mediet. Ndërsa,
qasja e medieve është me standard ose syze tjera për komunitetet tjera fetare. Për
shembull, komuniteti ortodoks në Maqedoni ka probleme ekzistenciale edhe në
Australi, ku çështjet kanë arritur deri aty saqë funksionar të Kishës Ortodokse
në Australi, të përballen edhe nëpër gjykata të ndryshme për vjedhje dhe
manipulime të ndryshme financiare e pronësore. Po kjo gjë lihet në heshtje
totale prej mediumeve tona të cilave më shumë i interesojnë sulmet që myslimanët
bëjnë ndërmjet veti.
Sa më shumë që na sulmojnë,
detyrohemi që të zgjohemi prej gjumit. Dhe sa më të zgjuar që jemi, aq më shumë
të tjerët do ta ndjejnë praninë tonë në shoqëri.
Mund të bëjmë një eksperiment të vogël
në Ballkan, po edhe jashtë Ballkanit pse jo. Të heqim për një periudhë gjashtëmujore
të gjithë myslimanët prej Maqedonisë, dhe të ngelin vetëm të tjerët, në
Maqedoni e Ballkan, do të shohim se çfarë rëndësie dhe rroli ka prezenca e myslimanëve
në këto troje. Edhe si rrol pasiv në shoqëri, myslimani është i dobishëm për
tjetrin. Por, kur rroli i tij nga pasiviteti shndërrohet në aktivitet, ajo shoqëri
ka të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat.
No comments:
Post a Comment