Wednesday, September 3, 2014

Ibrahim Kelmendi, zemër sëmuri….!!!



Hamdi Nuhiju

Kohët e fundit, publicisti Ibrahim Kelmendi është futur në një qorrsokak, ose rrugë pa dalje. Ai ka filluar që të bëjë komente të shpeshtuara në rrjetet sociale në lidhje me shumë ajete kur`anore, fjalë të Allahut.

Interpretimet e tij përveçse nuk mbështeten në asnjë fakt konkret, porse janë edhe qëllimkëqija ose keqinterpretime, për të nxitur debat dhe urrejtje ndërfetare midis shqiptarëve mysliman dhe ortodoks.
Qasja e këtillë tendencioze e një publicisti shqiptar, i akuzuar edhe për vrasjen e vëllezërve Gërvalla, tregon për frymën e propagandës se ka dëshirohet të shkoj opinioni publik.  Propaganda anti-islame është shtuar sidomos pas luftimeve të përgjakshme në Siri. Askush nuk dyshon në atë se populli sirian ka të drejtë që të ndryshoj diktaturën dhe të implementoj vlerat e demokracisë. Porse, si dëshirohen të instalohen këto vlera, nuk është në interesin as të Perëndimit e as të taksapaguesve të Perëndimit. Prandaj edhe bëhet ndërhyrja sistematike për ta turbulluar ende më shumë ujin. Prandaj edhe Ibrahim Kelmendi një kohë të gjatë merret me manipulimin e masave duke keqinterpretuar fjalët e Zotit dhe në këtë mënyrë duke e sharë atë, fenë islame, pejgamberin Muhammed alejhi selam dhe duke ofenduar myslimanët në tërësi.
Pse uji duhet që të jetë i turbullt dhe myslimanët nuk duhet që të kuptojnë asgjë nga sistemi i demokracisë ndodhin të gjitha këto sulme të tanishme, në të kaluarën, por edhe në të ardhmen jemi të bindur se nuk do të ndalen.
Dikush mund prapë të keqinterpretoj dhe të thotë se Siria është larg, ndërsa ne jemi këtu shqiptar ndërmjet veti, pse po i lidh gjërat në atë formë? E vërtet që gjeografikisht Siria është larg Ballkanit, ndërsa në realitet nuk është edhe aq larg. Shumë mercenar serb luftojnë në anën e Beshar el Esadit dhe shumë shqiptar mysliman, të manipuluar ose jo, luftojnë kundër Beshar el Esadit.
Si rezultat i kësaj gjendjeje, në Kosovë dhe Maqedoni u soll një ligj se qytetarët e këtyre dy vendeve dënohen me burgim, nëse luftojnë jashtë shteteve të tyre. Me këtë gjë synohet Siria si dhe vendet tjera myslimane. Po kjo gjë harrohet se nesër mund të keqpërdoret nga sllavët e Ballkanit dhe të jemi të sigurt se edhe do të keqpërdoret. Nëse çështjet e hapura në Ballkan duhet që të mbyllen e të zgjidhen përmes rrugës ushtarake, atëherë argumentet në Perëndim do të janë në krah të sllavëve të Ballkanit, e jo në krah të shqiptarëve që ndalojnë pjesëmarrjen e shqiptarëve, për shembull në zgjidhjen e problemeve jetësore të shqiptarëve të Malit të Zi, të Serbisë, të Greqisë, të Maqedonisë, të Italisë etj.
Përveç problemeve politike që prekin civilizime të ndryshme e që përballen në këtë truall të vogël të Ballkanit ku përfshihen popujt e saj, gjatë historisë kemi pasur njerëz, ose publicist nga mesi i popullit tonë që kanë bërë thirrje publike për luftim të myslimanëve shqiptarë dhe largimin e tyre prej trojeve të Ballkanit. Si duket, ushtrisë së atyre thirrësve po i bashkëngjitet edhe publicisti me zemër të sëmurë, Ibrahim Kelmendi, i cili tash e disa muaj po terrorizon rininë tonë me tema që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin dhe besimin.
Ne nuk jemi futur në zemrat e tyre, por veprimet e njerëzve rrjedhin dhe janë të lidhura me zemrat e tyre. Si rezultat i veprimeve të Ibrahim Kelmendit dhe sharjes së tij të Zotit dhe Muhammedit alejhi selam, haptas, unë nuk mund të besoj se ky njeri ka zemër të shëndosh. I kisha sugjeruar publikisht që t`i bëjë dy hapa:1. Ose ta ndryshoj emrin e tij nga Ibrahim, njashtu edhe mbiemrin Kelmendi se shqiptarët nuk kanë nevojë për njerëz me zemër të sëmurë, e në këtë mënyrë ta ndryshoj kombësinë si dhe fenë, ose 2. T`i kërkoj falje publike myslimanëve shqiptar për ofendimet e vazhdueshme që është duke i bërë ndaj librit të shenjtë Kur`anit, ndaj Allahut, ndaj Muhammedit alejhi selam si dhe ndaj të gjithë myslimanëve.
Nëse nuk e bën asnjërën prej këtyre dyjave, besoj se e meriton edhe të paditet në gjykatë për nxitje të urrejtjes ndërfetare midis shqiptarëve. Edhe pse aspak nuk besojmë në sistemin e drejtësisë në Ballkan.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...