Saturday, October 25, 2014

Guxo shprehu



Hamdi Nuhiju

Edhe pse komunizmi është larguar qysh prej viteve të 90 nga shtetet ballkanike, prapë se prapë, ekziston një parim i saj i cili është duke u jetësuar si nga shqiptarët ashtu edhe nga sllavët.

Ky parim është në dukje dhe funksional çdoherë kur politikanët tanë kanë dëshirë që të mbulojnë veset e tyre të këqija politike. Ata mbulojnë dobësitë dhe mangësitë duke mbyllur gojën njerëzve, institucioneve, mediumeve, grupeve të interesit etj. Ndërtojnë politika dhe strategji të ndryshme në nivel kombëtar, me të vetmin qëllim, vënien në pah të realitetit të shprehjes ‘ guxo shprehu’.
Nëse komunizmi, ata që shpreheshin lirshëm i ushqente me dajak dhe burg e persekutim, demokracia po i shpërblen me injorim, papunësi, pengesa në punë, vështirësim të ekzistencës.
Dallimi midis demokracisë dhe komunizmit në këtë pikë është aty se në komunizëm, ka vuajtur vetëm ai që është shprehur, ndërsa familja e tij ka mundur që të mbijetoj një jetë normale, ndërsa në demokraci, vuan një familje në shtatë shok. Vuan fëmija në bark, nipi, mbesa, stër nipi, e gjenerata të tëra njerëzish për shprehjen e lirë të mendimeve.
Sot jemi dëshmitar të burgosjes së hoxhallarëve në Republikën e Kosovës, me të vetmen akuzë, se kanë nxitur të rinjtë dhe të rejat të marrin pjesë në luftën e Sirisë. Si i kanë nxitur ato? Duke u shprehur lirshëm dhe guximshëm. Edhe pse kjo akuzë, nuk mban, sistemi i demokracisë, gjen pretekse për ta problematizuar secilën situatë e cila nuk i shkon për shtati politikanëve tanë.
E njëjta gje pritet të ndodhet edhe në Maqedoni. Vetëm se, në Maqedoni, pozicioni i shqiptarëve mysliman do të jetë për disa nivele pak më i vështirë sesa në Kosovë dhe Shqipëri. Të akuzuarit për rastin e montuar politik ‘Monstra’, të etiketuar si terrorist islamik, morën një dënim të përjetshëm nga regjimi i Nikolla Gruevskit. E dimë fort mirë se në fillim u burgos edhe një plak 63 vjeçe me një akuzë që nuk mban, sistemi i demokracisë, gjen pretekse për ta problematizuar secilën situatë e cila nuk i shkon për shtati politikanëve tanë.
E njëjta gjë pritet të ndodhet edhe në Maqedoni. Vetëm se, në Maqedoni, pozicioni i shqiptarëve mysliman do të jetë për disa nivele pak më i vështirë sesa në Kosovë dhe Shqipëri. Të akuzuarit për rastin e montuar politik ‘Monstra’, të etiketuar si terrorist islamik, morën një dënim të përjetshëm nga regjimi i Nikolla Gruevskit. E dimë fort mirë se në fillim u burgos edhe një plak 63 vjeçare si një terroriste.
Pushteti prek aty ku është më së dobëti. Kjo gjë bëhet me qëllim që reflektimi i popullatës të jetë më i madh dhe në këtë mënyrë opinioni publik të mos merret me vjedhjet dhe skandalet e pushtetit.
Pushteti që ka një moshë mesatare sundimi, e ka të vështirë kalimin në moshën e pleqërisë. Nga sistem demokratik, ndodh shndërrimi në një autokraci, ose diktaturë. E kundërta është me njeriun, ku filozofi Karl Gustav Jung në librin e tij ‘ Njeriu dhe simbolet e tij’ sqaron:” Kalimi nga vitet mesatare në pleqëri, krijon përsëri nevojën për të afirmuar dallimin midis unit dhe psikikës në tërësi, heroit i bëhet thirrje t`i dal zot unit kur është duke u afruar shkrirja e saj me vdekjen.”
Problemi i njeriut me unin, krijon edhe problemin e pozicionimit të tij karshi fenomeneve shoqërore, që pushteti i krijon dhe di t`i përdor me mjeshtëri. Uni, shpesh herë di ta kufizoj njeriun në vetvete duke i krijuar frikën e mos shprehjes së të vërtetës nga shpresa e ndonjë shpërblimi të pushtetit. Porse, ky un është  i shkrirë me vdekjen.
Pushteti duhet mësuar me shprehjen e lirë të individit, grupit të interesit, medieve etj. Sa më shumë liri që i jepet individit për ta shprehur mendimin e tij, aq më pak gabime do të bësh. Sa më shumë që mbyllim gojët e njerëzve aq më shumë jemi të ekspozuar karshi gabimeve dhe të metave që në mënyrë jo të drejtë mundohemi që t`i mbulojmë.
Konsultimi dhe dhënia e lirisë së shprehjes gati se janë të ngjashme. Nga konsultimi asnjëherë nuk mund të humbasësh, po ashtu edhe nga liria e shprehjes. Vetëm se konsultimi dhe liria e shprehjes kanë nevojë për të pasur një terren të pastër nga oqeani i korrupsionit.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...