Tuesday, October 7, 2014

Katër vetitë e sunneteve të Dërguarve



Hamdi Nuhiju

Na ka treguar Sufjan b. Vekiu, i cili thotë: Na ka treguar Hafs b. Gajathi, ky prej Haxhaxhit, ky prej Mekhulit, ky prej Ebu Shimalit, ky prej Ebu Ejubit, i cili thote: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Katër veti janë prej suneteve, të dërguarve: turpi, parfumoja, përdorimi i misvakut dhe kurorëzimi”.
 ( Suneni i Tirmidhiut, vëllimi 4, Shkup, 2008, f.16-17)

I Dërguari s.a.v.s. përveç se ishte mëshirë për botët, ai ishte edhe mësuesi i njerëzimit. Përmes tij reflektojnë shpirtrat dhe zemrat e besimtarëve mysliman deri në Ditën e Llogarisë. Shembull i përkryer i cili duhet ndjekur hap pas hapi, është ky eliksir. A nuk janë momente dhe veçori edhe të ditëve të sotme këto veti që po përmenden në këtë hadith të Resulullahut alejhi selam? Apo ndoshta ai ka filozofuar dhe biseduar për një kohë dhe një popull të caktuar, krejtësisht të panjohur për ne?
Mungesa e marrjes shembull prej të Dërguarit alejhi selam, ose edhe ngatërrimi i shembullit me njerëz dhe personalitete tjera, krijon çrregullime në fytyrat e zemrat e besimtarëve mysliman. Shpirtrat e tyre njollosen, ndërsa zemrat egërsohen. Mirëkuptimi minimizohet deri në zhdukje, ndërsa keqkuptimi zgjerohet deri në qiell.
Gjuha e xhelozisë, blasfemisë dhe urrejtjes ka kapur besimtarin mysliman si top futbolli duke e hedhur prej njërit skaj të fushës, e në skajin tjetër. Ai në vend se të ketë vlerë reale dhe mbizotëruese mbi krijesat tjera, krijesat tjera, ndoshta me intuitën e tyre mund të habiten për të.
Katër elementet kyçe që sot po mungojnë tek besimtarët mysliman janë:
1. Turpi: A nuk do të ishte madhështore sikur të turpëroheshim pak më shumë sesa po pretendojmë se po turpërohemi? Sikur të turpëroheshim si prind karshi fëmijëve tanë dhe fenomeneve të ndryshme shoqërore, edhe fëmijët tanë do të turpëroheshin prej të njëjtave gjëra. Sikur të turpëroheshim prej Allahut për të mos bërë mëkate ditën e natën, me siguri se do të ishim njerëz të ndryshëm. Po qe se u turpëruan vajzat tona që me zhveshjen e tyre bëjnë të  provokohen djem të ndryshëm, ne me siguri do të kishim djem besimtar dhe të devotshëm, po edhe vlera e vajzave tona do të ishte shumë më e madhe sesa pretendojmë në letër. Morali do të ishte cilësia primare që do të mbizotëronte skenën, ndërsa amorali do të ishte një gjë e panjohur për ne. Drejtësia dhe rregulli shoqëror e familjar do të mbisundonin, përçarja e zënkat nuk do të kishin vend.
2. Parfumosja: Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Allahu e ka krijuar të bukur njeriun. Për atë bukuri, njeriu merret në përgjegjësi për kujdesin dhe mos kujdesin e tij. Ah sikur të kujdeseshim që në çdo namaz ne të parfumoheshim, ose të lyheshim me erëra të këndshme, e jo në namaz të kundërmojmë erë të padurueshme. Parfumoja afron besimtarët ndërmjet veti, shton sinqeritetin dhe dashurinë midis tyre. Nuk është i njëjtë, një besimtar i cili nuk kujdeset për pamjen e tij të jashtme, me një besimtar i cili kujdeset. Pamja e jashtme e njeriut reflekton pamjen e brendshme. Nëse ai në pamjen e jashtme duket i çrregulluar nga pakujdesi, e jo nga modestia e pretenduar, nuk ka dyshim se edhe në pamjen e tij të brendshme është i çrregulluar. Ai me gjuhën e tij tenton të gënjej njerëzit se pamja e tij e brendshme është e rregulluar, por pamja e jashtme e demanton atë mënyrë të folurit.
3. Përdorimi i misvakut: Sa prej besimtarëve mysliman mbajnë higjienë orale? Numri i tyre fatkeqësisht është shumë i vogël.  Përderisa larja e dhëmbëve është sunnet i të dërguarve, jo vetëm i të Dërguarit Muhammed alejhi selam, nuk e di se si pretendojmë ne se po ndjekim rrugën e Pejgamberit Muhammed alejhi selam. Të nisim prej gjërave më esenciale, para se t`ia mësojmë besimtarit mysliman rritjen e mjekrës dhe shkurtimin e mustaqeve, le ta këshillojmë e mësojmë me përdorimin e misvakut, ose mjeteve të ndryshme për larjen e dhëmbëve. Duke e larguar llomin e dhëmbëve nga mesi i besimtarëve mysliman, kemi bardhësuar një sunnet të Pejgamberit Muhammed alejhi selam.
4. Kurorëzimi: Sa të shumtë janë besimtarët e besimtaret mysliman e myslimane që po e shtyjnë martesën për arsye të paarsyeshme? A nuk do të shuhej vala e imoralitetit dhe a nuk do të minimizoheshin problemet që dalin si rrjedhojë e epsheve të pakontrolluara, duke përdorur kurorëzimin? Mos u frikësoni nga kurorëzimi. Allahu xh.sh. e do besimtarin e besimtaren myslimane që janë të përgatitur për të marr përgjegjësi në këtë jetë. Dhe nuk ka asnjë dyshim, se Ai, pra Allahu, ato asnjëherë nuk i le në vetvete. Gjithmonë i gjendet pranë me ndihmën e Tij të pafundme.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...