Friday, November 21, 2014

A do të kthehet opozita maqedonase në Parlament?



Hamdi Nuhiju

Veprimtaria jashtë parlamentit e opozitës maqedonase, si duket po rrezikon statusin e tyre si parti më e madhe opozitare në vend. Nikolla Gruevski dhe partia në pushtet, për të parën herë në historikun e parlamentarizmit në Maqedoni, po përdorin të drejtën e rishqyrtimit të mandateve të deputetëve të opozitës, të cilët sipas kualifikimit kanë mungesë të pa arsyeshme tashmë qe gjashtë muaj.

Gruevskit i duhen votat e BDI-së, për të votuar për marrjen e mandateve të deputetëve të LSDM-së dhe përdorimit e mjeteve demokratike deri në zëvendësim të atyre deputetëve me deputet të rinj. Ky element mund të ketë përfitime politike, por ka një kosto të madhe ekonomike, e cila mund ta rëndoj buxhetin e shtetit, edhe ashtu të rënduar. Se sa është i gatshëm ta rëndoj buxhetin e R.M., Nikolla Gruevski, do ta kuptojmë me 2 dhjetor të këtij viti, data kur Komisioni për çështje mandatorë imunitare do ta sjell raportin për mungesën e deputetëve në Parlament.
Është shtuar presioni ndaj partisë opozitare LSDM, kjo gjë shihet qartas, por sa presion ka Nikolla Gruevski prej politikave imponuese të LSDM-së, ende nuk jemi duke e kuptuar. Takimet me qytetarë, vizita në vendbanime të ndryshme të Maqedonisë, nga ana e opozitës maqedonase, mund të duket si një paralajmërim për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend.
Përveç zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që Gruevski i pranon me gjithë dëshirë, ndryshe nuk mund ta kuptojmë bombën e pa shpërthyer të Zoran Zaevit.  Kjo pikë është e përbashkët dhe imponuese edhe e pozitës edhe e pozitës maqedonase, ndërsa spektri politik shqiptarë, me nxjerrjen në shesh të partive të reja politike dhe ngjalljen e partive të vjetra, na jep sinjale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Maqedonia gjendet përballë sfidave të mëdha politike, ose në fund të zgjidhjes së shumë proceseve politike si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Mandati i ndërmjetësit Metju Nimic, për çështjen e zgjidhjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si duket është vënë në pikëpyetje të madhe. Nuk habitemi nëse, i njëjti zëvendësohet me ndonjë diplomat tjetër i cili gjuhën politike do ta ketë më të ashpër sesa ky i pari dhe në një lloj mënyre do t`i detyrojë palët të vijnë në fund të tunelit.
Nëse ndodh kjo gjë, kostoja politike e cilës do garniturë politike në Maqedoni është tepër e madhe, gjë e cila mund të jetë në favor të opozitës së tanishme dhe katër kërkesave të saja politike me përjashtim të kërkesës së pestë për qeveri teknike.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, vërtetoi se janë në bisedime me qeverinë për zgjidhjen e këtij ngërçi politik dhe sqaroi se për zgjidhjen e këtij ngërçi është kyçur edhe Komisioni Evropian përmes diplomatit belg Peter Vanhaout.
Pas zgjidhjes së ngërçit politik në Kosovë, me zgjedhjen e Isa Mustafës, për kryeministër të Kosovës, dhe marrëveshjes politike midis dy partive politike të atjeshme që kryetar i ardhshëm i Kosovës të jetë Hashim Thaçi, koordinatat na sjellin në Maqedoni.
Diplomacia evropiane dhe ajo botërore në prishjen e marrëdhënieve dhe rregullimin e tyre përdor regjione të caktuara, përmes agjendave të saja, e jo vetëm shtete të caktuara, duke përjashtuar tërësisht shtetet tjera.
Bomba e Zaevit do të shpërthej në formë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Deputetët opozitar, përfundimisht do të kthehen në Parlament, pas një marrëveshje jo publike midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...