Wednesday, November 19, 2014

LSDM-së nuk mund t`i ndihmoj as Zonja Meri



Hamdi Nuhiju

 Javët e fundit është nisur një ofensivë e brendshme dhe e jashtme ndaj partisë më të madhe opozitare në vend, LSDM si dhe ndaj liderit të saj Zoran Zaev.

Pesë kërkesat e tyre për t`u kthyer në Parlamentin e Maqedonisë, tashme janë shndërruar në kakofoni politike, ose mos shpresë për zgjidhjen e kësaj krize politike.
Presioni që bën partia në pushtet ndaj LSDM, përmes medieve po edhe përmes  Komisionit parlamentar për çështje imunitare dhe të mandateve, si duket po zhbën shpresat e Zoran Zaev për ta vazhduar betejën politike jashtë Parlamentit.
Ai këto ditë qëndroi në Zvicër, ku pati disa vizita me disa mërgimtar maqedonas atje, si dhe realizoi një tribunë , ku paraqiti pikëpamjet e tij. Në anën tjetër, edhe nënkryetarja e kësaj partie, Radmila Shekerinska, realizoi një tribunë në qytetin në kufi me Greqinë, në Gjevgjeli, ku përcolli mesazhe të rëndësishme ndaj politikave diskriminuese të Nikolla Gruevskit.
Bomba e paralajmëruar e Zaevit, dalëngadalë po shndërrohet në kloun histerik, ose tentim fëmijësh për të përfituar në kohë dhe mbajtur afër vetes në formë stabile deputetët e opozitës.
Edhe përskaj deklaratës publike të partisë në pushtet VMRO-DPMNE për nxjerrjen në pah të asaj bombe, Zoran Zaev, si duket po e mban fshehur të njëjtën sikur Imam Mehdiu, ose e njëjta nuk ekziston fare, por thjeshtë ka qenë një farse politike.
Demokracia në vend, po ndihet e cunguar me mungesën e zërit të opozitës në parlamentin e Maqedonisë. Analistët me të drejtë pyesin, si mund të kërkoj Zaev qeveri teknike kur i ka humbur zgjedhjet? A do të thotë kjo se çdo parti që në të ardhmen do t`i humbiste zgjedhjet, të kërkoj qeveri teknike e cila do të organizonte zgjedhje tjera?
Kërkesat e palogjikshme të opozitës, si duket po e mbyllin atë në rrethin vicioz. Është e vështirë në këtë formë të krijohet një audiencë ndjekësish të cilët do t`i ndihmonin LSDM-së në këto momente të rënda.
Edhe pse loja politike që bën VMRO-DPMNE është e frikshme dhe tepër ngulfatëse, duhet që të përdoren institucionet legjitime të shtetit për ta përmbysur këtë pushtet.
Shantazhet që merr LSDM nga VMRO-DPMNE, nuk mund të argumentohen në dobi të tyre kur pushteti është në duart e VMRO-DPMNE-së. Gabimet që kanë bërë para rendësit e LSDM-së, nuk mund t`i shlyej Zoran Zaev, por ai mund të bëjë një gjë, tepër njerëzore dhe humane, që të mos marr në qaf, deputet e tij.
Nëse Zaev, përmes kthimit në Parlament frikësohet se nuk mund të vazhdoj betejat politike deri në rrëzim të Nikolla Gruevskit, e ka tërësisht gabim. Si brenda, si jashtë Parlamentit, subjekti politik duhet që t`i përmbahet principeve serioze. Bojkoti i Parlamentit në kushte të këtij ferri politik që po mbretëron në vend, është vetë mbytje.
Si përfundim, LSDM-së dhe liderit të saj Zoran Zaev, nuk mund t`i ndihmoj as Zonja Meri me parashikimet e saja të dështuara ndër vite.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...