Monday, November 17, 2014

A ka të drejtë Venizelos?



Hamdi Nuhiju

Shefi i diplomacisë greke Evangelos Venizelos për gazetën ‘ Real’ dha një intervistë në të cilën shprehu mendimet e tij rreth problemeve me Republikën e Maqedonisë ose FYROM, siç e quan ai.

Përveç që shpalosi qëndrimin e palës greke që tashmë është i njohur për opinionin e gjerë rreth çështjes së emrit me Maqedoninë, ai i nxori në pah edhe dobësitë, ose mangësitë e shtetit maqedonas në krahasim me shtetet fqinj përveç  me Greqinë.
U përqendrua në problemet e Maqedonisë me Bullgarisë rreth identitetit nacional dhe gjuhësor, problemet e Maqedonisë me Serbinë rreth pavarësisë së Kishës Ortodokse Maqedonase, problemet e Maqedonisë me Shqipërinë rreth tretmanit të shqiptarëve në Maqedoni dhe të maqedonasve në Shqipëri. Njashtu Venizelos përmendi edhe tensionet ndër etnike që ekzistojnë midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni si dhe problemet e pozitës maqedonase me demokracinë, vlerat e saj si dhe opozitën.
Ndoshta pozita e shefi të diplomacisë greke, nuk është e favorshme të i përmend këto elemente të politikës maqedonase, por se ato që tha, janë të vërteta, këtë nuk mund ta mohoj askush.
Maqedonia përveçse që ka probleme reale me Greqinë rreth çështjes së emrit, ajo ka probleme edhe me Bullgarinë rreth identitetit nacional dhe gjuhësor. Por, këto probleme që po vlojnë prej brenda, nuk po dalin jashtë për arsye ekonomike dhe sociale. Një pjesë dërmuese e maqedonasve që nuk kanë mundur ta gjejnë veten në politikat e Gruevskit e të pararendësve të tij, sot po marrin pasaportë bullgare, duke ndryshuar nënshtetësinë dhe identitetin. Ndoshta në gjuhën e Venizelosit, kjo gjë do të ishte kthim në identitet.
Spektri politik do të ngulfatej, nëse do të hapej edhe dosja bullgare, ose plaga bullgare e maqedonasve. Nëse ndodh një hapje e këtillë në këtë kohë, ose në cilën do kohë, të vetmit që do të përfitonin  nga kjo gjë do të ishin shqiptarët. Por, Gruevski pasi që nuk po mundet t`i mbaj me bukë atë pjesë të maqedonasve, dhe pala bullgare po rritet në numër me asimilimin e maqedonasve, kjo plagë rri e fshehur. Duhet gërryer për ta nxjerr në pah.
Problemet e Maqedonisë me Serbinë janë në pah dhe të dukshme sa i përket identitetit fetar të maqedonasve. Maqedonasit ende varen fetarisht nga Beogradi dhe nuk po gjejnë asnjë model për t`u pavarësuar përfundimisht prej Beogradit. Vizita e Kryepeshkopit rus në Serbi, ishte një shpresë që pozita e Kishës Ortodokse Maqedonase të përmirësohej, por si duket lobimi qe tepër i dobët.
Maqedonasit përveç identitetit nacional dhe kulturor që e kanë të dyshimtë dhe të kontestuar nga ana e bullgarëve me tendencë asimilimi, edhe identitetin fetar ortodoks e kanë të përgjysmuar, ose jo të definuar deri në fund si duhet. D.m.th. identiteti shtetëror i këtij vendi përmes mos njohjes së emrit kushtetues të Maqedonisë nga ana e Greqisë, identiteti nacional i kontestuar nga ana e Bullgarisë dhe identiteti fetar i lënë pezull qëllimisht nga ana e Serbisë, shtetin maqedonas e bëjnë pellg të eksperimenteve dhe destabilizimit të Ballkanit.
Të vetmit shqiptarët janë ato që ia njohin edhe identitetin nacional, fetar e shtetëror maqedonasve, ndërsa këto të fundit përmes politikave diskriminuese i bëjnë pengesa të mëdha shqiptarëve të këtij vendi, si dhe tentojnë që të prishen vazhdimisht edhe me Kosovën edhe me Shqipërinë.
Kaluan gjashtë muaj, prej kur shteti është  në një krizë politike, me mungesë të opozitës në Parlament. Sot nisi zyrtarisht procedura e shikimit të mandateve të deputetëve të opozitës, duke tentuar për ta thyer këtë krizë politike përmes presionit.
Fatkeqësisht Venizelosi, hapi plagë të rënda të Maqedonisë, plagë këto që çuditërisht hasën në reagimin e opozitës.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...