Monday, May 4, 2015

Pse po bishtnohen deklaratat e ambasadorëve të huaj?

Hamdi Nuhiju

Ambasadori amerikan në Maqedoni dhe ajo gjermane dhanë porosi të rëndësishme për situatën aktuale politike në vend. Përveç atyre dyve, edhe ambasadori italian, por edhe euro ambasadori Aivo Orav dhanë deklarata të cilat u bishtnuan nga pushteti aktual në vend.


Deklaratat e ambasadorëve të huaj se duhet që të gjendet zgjidhje për krizën aktuale politike, se nuk bën të mohohen dy momente, si u morën ato materiale nga lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, por edhe përmbajtja e materialeve, si duket e ka frikësuar pushtetin.

Në çfarë rruge erdhën ato materiale deri te Zoran Zaevi, ligjore ose jo ligjore, këtë të fundit nuk po e frikëson. Jo pse ka marr garanci prej ambasadorëve të huaj, së paku prej deklaratave në opinion. Por ngaqë përmbajtja e atyre materialeve është aq e dobishme për zhvillimin e ngjarjeve politike ose për pastrimin e skenës politike në vend.

Ajo që lexuesit e medieve të shkruara dhe elektronike i habit është fakti se pse mediat pro qeveritare nuk po merren me pjesën e parë të deklaratave të ambasadorëve të huaj. Pse ato nuk po e keqinterpretojnë pjesën e parë të deklaratave, por po i bishtnojnë pjesës së dytë. Te pjesa e parë si duket edhe pozita edhe opozita janë në vijë të njëjtë me ambasadorët e vendeve të huaja.

Edhe pozita edhe opozita mendon se është koha që të niset një hetim për rrugën e marrjes së atyre materialeve përgjuese të cilat momentalisht gjenden në duart e opozitës. Por, në anën tjetër, opozita mund të dëmtohet politikisht ose do të ngel në këmbë të qelqta pas pastrimit të skenës politike dhe ngritjes në fron, pasi që mund të vij deri te përsëritja e skenarit.

Kjo gjë është garanci për popullin dhe aktorët politik se nëse opozita ngjitet lart përmes kësaj rruge, po në këtë rrugë mund edhe të fundoset ose shkatërrohet.

Edhe pse hetimi për materialet e përgjuara duhet që të bëhet me instanca të pastra, të cilat nuk duhet të janë nën kontrollin e Nikolla Gruevskit, ky i fundit po i pompon deklaratat kundër faktorit ndërkombëtar duke i keqinterpretuar deklaratat e ambasadorëve të huaj për pjesën e dytë të procesit, ose përmbajtjes së “bombave” të opozitës maqedonase.

Si duket, Gruevski e di se faktori ndërkombëtar do të jetë ndërmjetësuesi ose mbikëqyrësi  i një procesi të gjatë juridik kundër liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, prandaj edhe ka nevojë që këtë faktor para opinioni të brendshëm ta paraqes si të dyshimtë. Paraqitja e deklaratave të ambasadorëve të huaj si përzierje në punët e brendshme të shtetit vetëm në këtë rast, më duket e pa sinqertë dhe me mjaft takt negativ për shtetin.

Ambasadorët e huaj në situata të krizave të këtilla politike janë ekuilibri i zgjidhjes së krizës ose daljes nga kriza. Edhe pse në të kaluarën ka pasur raste kur vet ambasadat kanë nxitur kriza të caktuara politike, por ambasada nuk të detyron që t`i të vjedhësh vendin tënd e ta vendosësh atë në greminë.

Si mund të jetë përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë deklaratat e ambasadores gjermane, atij amerikan e italian, në kohën kur vet lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev thekson se në mesin e materialeve të përgjuara, ka dëshmi se edhe gjashtë ambasador të huaj janë përgjuar?

Nëse duhet mbrojtur kokën është mirë që atë ta përdoresh në rrugën e duhur, duke mos e futur përballë murit e pastaj të gjakosesh keq. Nëse vet i bie murit qëllimisht, nuk të ka faj asnjë njeri në këtë botë për këtë hap pa krye.

Si pozita, ashtu edhe opozita, dhe opinioni publik janë në pritje të përfundimit të këtij “bombardimi” politik nga ana e opozitës maqedonase. Mendoj se armët në fund të luftës patjetër që të dorëzohet, marrëveshje politike patjetër të ketë, dhe flamuri i bardh të ngritet. Por, pasojat e këtij “bombardimi” do t`i vuaj më shumë populli i thjeshtë.

T`i e akuzon faktorin ndërkombëtar për secilin sulm që bëhet ndaj teje si personalitet politik, ndërsa në anën tjetër nuk mund ta durosh presionin e opozitës maqedonase, prandaj edhe sulmon popullin e shkretë përmes rasteve të montuara politike.

T`i i keqinterpreton deklaratat e ambasadorëve të huaj, dhe për t`i hidhëruar ende më shumë merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 70 vjetorit të fitores mbi fashizmin, në kohën kur Evropa po e injoron atë ngjarje për shkak të aneksimit të një pjese të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Përfundimi i gjithë kësaj historie do të jetë tragjik.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...