Saturday, October 31, 2015

Shiiat dhe ISIS nuk dallojnë

Hamdi Nuhiju

Shiiat së bashku me ISIS  kanë shumë gjëra të përbashkëta edhe pse e urrejnë deklarativisht njëra-tjetrën dhe luftojnë kundër njëra tjetrës në terrenin e Sirisë, Irakut dhe vendeve të Lindjes.

Dalja në skenë e shiiave është njëjtë e dyshimtë si dalja në skenë e ISIS. Qëllimi i tyre është që prej brenda, në truallin e muslimanëve, kundër muslimanëve, të kërkojnë “të drejtën” e muslimanëve, duke derdhur gjakun e muslimanëve dhe duke krijuar trazira të paparashikuara.
Shiiat dhe ISIS në botën moderne janë trup i vetëm identifikues i armiqve të Islamit dhe muslimanëve brenda oborrit të muslimanëve. Këto po përdoren si vegla nga ana e forcave perëndimore për të rrënuar, shkatërruar e sunduar vendet e muslimanëve.
Si shiiat, po ashtu edhe ISIS kanë strategji të njëjta luftarake. Ata në emër të disa ekstremeve vet përcaktojnë armikun pa i bërë gjyqin në bazë të Sheriatit. Fjala dhe veprimet e tyre i llogarisin si sheriat, ndërsa fjalët dhe veprimet e dijetarëve sunnit nuk i marrin asnjëherë parasysh. Këto dy shtylla të sherrit kanë mbushur me gjak rrugët e Sirisë, Irakut e Jemenit dhe tani po tentojnë që kazanin e vluar ta shpërndajnë edhe në rajone tjera të botës për të ushqyer orekset e tyre gjakpirëse.
ISIS edhe pse po thirret në të drejtën e sheriatit, ai është në kundërshtim me të në çdo veprim të pamatur që bën. Në këtë mënyrë shton dozat e dyshimeve për prejardhjen e saj, për krijimin nën rrethana të dyshimta, ose nga shërbimet sekrete amerikane dhe izraelite.
Për ISIS dhe shiiat, armiku i vetëm në veprimtari ushtarake janë muslimanët në territoret islame, ndërsa në terminologji, ndonjëherë hedhin edhe ndonjë mallkim grash për Amerikën dhe Izraelin.
Për ISIS armët duhet kapur kundër atyre muslimanëve që nuk e respektojnë Islamin, sipas tyre,ndërsa shiiat haptas bëhen palë me ushtrinë e Asadit e kundër grupeve opozitare sunnite, duke i kamufluar të njëjtën me idenë e ISIS, ndërsa në terren duke masakruar e vrarë shumë gra, fëmijë e pleq të pafajshëm.
Forcat shiite në Siri, Iran e Irak u gëzuan me ndërhyrjen e Rusisë në Siri, duke e përshëndetur të njëjtën publikisht dhe duke kërkuar zgjerimin e aktiviteteve ushtarake të Rusisë edhe në territore tjera islame. Në këtë mënyrë shumë qytete islame u zhdukën nga faqja e dheut, monumente historike nuk i mbijetuan masakrimeve të këtij lloji. Ndërsa qëllimet e Rusisë dhe SHBA-ve asnjëherë nuk janë për të mbrojtur të drejtën e Islamit dhe muslimanëve, por për t`i zgjeruar interesat e tyre ekonomike, politike dhe kolonizatore në tokat e muslimanëve. A ka gëzim më të madh për Rusinë dhe SHBA-të sesa vet muslimanët shiit të thërrasin për të pushtuar tokat e muslimanëve? Ato janë ditë feste në Moskë dhe Uashington.
Metodat luftarake të shiiave dhe ISIS janë të njëjta, por edhe propaganda e tyre mediatike është i njëjtë. Si duket e kanë burimin e njëjtë të financimit e që nuk ka dyshim se nuk janë burime islame këto. Historikisht janë të njohura masakrat e shiiave ndaj sunnive, ndërsa asnjëherë prej ekzistimit të shiiave si grupacion nuk është dëgjuar ndonjë aksion i tyre kundër armiqve të Islamit dhe muslimanëve, kundër jo muslimanëve që i bëjnë dëm muslimanëve ushtarakisht, politikisht, ekonomikisht e kulturalisht.
ISIS qysh prej daljes së saj në skenën ushtarake dhe shpalljes së “kalifatit” ka nisur masakrimin e muslimanëve sunni e shiia pa i zgjedhur fare, me të vetmin pretekst dallues nëse nuk je me ne, je gjithmonë kundër nesh dhe unë kam të drejt edhe mbi jetën tënde. Armët e tyre janë mprehur ndaj muslimanëve, ndërsa edhe pse e kanë shumë afër Tel Avivin dhe Jerusalemin nuk është dëgjuar ndonjë lajm se ky grupacion ka marr ndonjë aksion për një gjë për të cilën muslimanët e tërë botës në aspektin ushtarak janë unanim: çlirimi përfundimtar i Mesxhidul Aksasë.
ISIS dhe shiiat nuk mund asnjëherë të janë armik ndaj njëra-tjetrës përderisa në mënyrë të koordinuar veprojnë në terrenin ushtarak dhe politik. Këto dy fëmijë të padisiplinuar të forcave të huaja perëndimore po derdhin shumë gjak në mesin e muslimanëve.

Forca e vetme që ka ngel në duart dhe shpirtrat e muslimanëve në këto kohë krizash dhe turbullirash të dhimbshme është që të luten në vete kundër armiqve të brendshëm të muslimanëve.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...