Friday, November 6, 2015

Ne “bythkrisurit” kundër gjuhës së urrejtjes të prefektit të Kriva Pallankës

Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Turqi përfunduan me fitoren bindëse të partisë AKP ose të ideologut të saj, lider dhe kryeministër i Turqisë Ahmet Davutogllu. Fitores së tij iu gëzuan të gjithë besimtarët mysliman nga katër anët e globit, përveç njerëzve që iu kanë prishur interesat e tyre personale dhe rehatia shpirtërore e skllavit.


Dhe si rezultat i kësaj, gëzimit të muslimanëve shqiptar, këto njerëz që iu është prishur rehatia dhe gëzimi, na etiketuan si “bythkrisur” ose të krisur në byth, si do të kishin dëshirë të na etiketonin.

Besimtarët mysliman shqiptar kanë arsyet e tyre se pse i gëzohen fitores së partisë së Ahmet Davutogllus, dhe për këtë gjë nuk kanë nevojë  që t`i japin askujt raport dhe as t`i rrinë gatitu. Njëra prej arsyeve është edhe e drejta e tyre sigurisë dhe stabilitetit fetar të shprehur në opinionin publik. Për shembull, para periudhës së Erdoganit e kishe të vështirë të deklaroje bindjen tënde fetare në opinion, se do të mbysnin mizat sllave që flisnin shqip ose nuk do të jepnin hapësirë për të shprehur mendimin tënd. Ajo kohë ka kaluar falë forcës, dhe dinjitetit që ish kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ia ktheu të gjithë besimtarëve mysliman duke u përfshirë edhe ato që jetojnë në  Republikën e Maqedonisë.

Përndryshe, ofendimet e njerëzve që e mbajnë veten lartë në kajmakun e sllavizmit shqiptar në Maqedoni me termin “bythkrisur” ose krahasimi i Erdoganit me Gruevskin ka të bëjë me një mentalitet të cekët prej skllavi që fatkeqësisht ende është gjallë në skenë. Ata shohin frikë nga rritja e numrit të “bythkrisurve” prandaj edhe ulurijnë lartë e poshtë kundër tyre.

Por të lëmë menjë anë mënyrën e festimit të fitores së partisë AKP në Turqi nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Ballkanit e të merremi me problemet e përditshme që na shqetësojnë.

Para disa kohësh, prefekti i Komunës së Kriva Pallankës deklaroi se përderisa ai do të jetë kryetar komune asnjëherë nuk do të lejoje që të ndërtohet xhami në komunën e tij, deklaratë kjo pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për me 24 prill të vitit 2016.

Prefekti i Komunës së Kriva Pallankës si duket është i vetëdijshëm për deklaratën e tij dhe prandaj tenton që të pengoj ndërtimin e një xhamie në komunën e tij. Ndaj gjuhës së tij të urrejtjes reaguan një numër i madh i organizatave jo qeveritare maqedonase të mbledhur në një Platformë kundër gjuhës së urrejtjes dhe me të drejt duke kërkuar që të mos pengohet ndërtimi i xhamive atje ku ka nevojë.

Ajo që habit është mos reagimi i sllavistëve shqiptar që “bythkrisurit” i sulmuan në mënyra të ndryshme publike, por ngelën pa zë ose iu shter zëri përballë deklaratës raciste të kryetarit të komunës së Kriva Pallankës.

Jam i vetëdijshëm se njerëzit që asnjëherë nuk kanë vizituar xhamitë edhe nuk mund të kanë ndjesi për to, por provo dhe shaja kishat maqedonasve që asnjëherë në jetën e tyre nuk i kanë vizituar ato dhe shiko se si do të kapërcesh.

Deklarata raciste e kryetarit të komunës së Kriva Pallankës është një tentim për ta ndalur diellin me shosh. Diçka e pamundshme, por në anën tjetër është edhe sprovë për dy kategoritë e njerëzve që jetojnë në Maqedoni, sllavistëve shqiptar që besimtarët mysliman shqiptar i quajnë “bythkrisur” dhe këtyre të fundit që ndoshta nuk dinë se si t`i artikulojnë të drejtat e tyre fetare.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...