Wednesday, November 11, 2015

LSDM-ja e ngrys veten përballë incidentit në Kriva Pallankë

Hamdi Nuhiju

Incidenti i të premtes në Kriva Pallankë ku u demolua xhamia e vetme ose objekti i vetëm fetar mysliman i banorëve të asaj ane, nxorri në pah dyfytyrësinë e politikave të Zoran Zaevit, Nikolla Gruevskit dhe politikanëve maqedonas.


Asnjëra parti maqedonase nuk reagoi për incidentin e Kriva Pallankës duke përcjell mesazhin se ata solidarizohen me aktin vandal në Kriva Pallankë, po edhe me deklaratat raciste të kryetarit të komunës së Kriva Pallankës se përderisa do të jetë ai kryetar, asnjëherë në atë vend nuk do të ndërtohet objekt fetar islam.

Tek spektri politik shqiptar, Uniteti u ngut për të reaguar, duke kërkuar primatin e përkujdesit për votat e muslimanëve ose elektoratit të mundshëm të Lëvizjes Besa. Reagimi i subjekteve politike shqiptare ndaj këtij incidenti është temë në veti.

LSDM-ja gjatë ditës së incidentit kishte aktivitete partiake në Gostivar, ku sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski, i cili u zgjodh ministër i ri i punëve të brendshme në qeverinë teknike, vizitoi banorët e Gostivarit, por jo edhe familjarët e policëve të vrarë nga Gostivari në konfliktin e nëntë dhe dhjetë majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. As edhe me një fjalë goje, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski nuk e përmendi incidentin e Kriva Pallankës duke dëshiruar që ta fsheh atë nga agjenda e tij para konferencës për media.

Pas incidentit të Kriva Pallankës, dhe deklaratës fashiste të kryetarit të komunës së Kriva Pallankës, LSDM-ja opozitare e cila synon t`i fitoj zgjedhjet e 24 prillit, pati shumë aktivitete partiake dhe politike, si dhe prononcime për media. Por, megjithatë, nuk pamë asnjë deklaratë të vetme prej LSDM-së për ngjarjet e Kriva Pallankës?!

Kjo gjë mund të kuptohet si irritim i LSDM-së opozitare ndaj 600 romëve të Kriva Pallankës të cilët ndoshta edhe nuk kanë pasur bindje majtiste gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe nuk i kanë dhënë përkrahje listës se LSDM-së. Megjithatë, parimet e drejtësisë dhe lirisë që po proklamohen në platformën e re të kësaj partie të quajtur si Vizioni për Maqedoninë, në mesin e tyre përfshijnë edhe lirinë e besimit dhe mendimit ndryshe.

Heshtja e LSDM-së për incidentin e Kriva Pallankës dhe solidarizimi i saj me kryetarin e kësaj komune dhe deklaratat e tij fashiste, na bëjnë të ditur se kjo parti nuk është duke respektuar as para fitimit eventual të zgjedhjeve, parimet e saj të cilat po i shpalos në debatet publike. Kjo mënyrë e veprimit, gjegjësisht mos veprimit do t`i detyroj shqiptarët mysliman të Republikës së Maqedonisë të kanë shumë rezerva dhe frikë nga ardhja e mundshme në pushtet e kësaj partie.

LSDM-ja opozitare si duket po dëshiron që të krijoj një shqiptar të mirë, atë të real socializmit të tipit të Edmond Ademit e i cili nuk ka asgjë shqiptare në veten e tij përveç foljes së gjuhës shqipe me shumë vështirësi.

Shqiptari i real socializmit ose i LSDM-së duhet që të jetë i “tredhur” në identitetin e tij etnik dhe fetar, por i lyer me makijazhin e një pjesëmarrësi në cirkun e Shkupit.

LSDM-ja opozitare në mënyrë stoike mbrojti qëndrimet e partisë së saj amë, e cila burgoste hoxhallarët e Kumanovës, dhe medresenë e Kumanovës e shndërroi në shkollë të muzikës.

Ajo përmes ngrysjes ose mbylljes së gojës për incidentin në Kriva Pallankë, po dëshiron të na thotë se vetëm nuk ka mundësi se përsëri në rrugë do të nxirrte hoxhallarët e Kumanovës dhe Komunës së Likovës e do t`i rrihte, do t`i detyronte që të hapin kanale, ndërsa për të mos u dukur minaret ose izoluar xhamitë që nuk ka mundësi t`i shkatërroj, të ndërtoj objekte shtesë me paratë e vjedhura nga vakufi i muslimanëve shqiptar të Republikës së Maqedonisë.




No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...