Tuesday, December 15, 2015

Nuk duam punë, bukë e krip, por ajër

Hamdi Nuhiju

Protesta e sotme në Tetovë e organizuar kundër ndotjes së ajrit në Tetovë me rrethinë tregon për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet shteti i Republikës së Maqedonisë. Të gjitha sferat e shoqërisë, duke përfshirë edhe elementet kryesore për jetese janë në rrezik nga këto njerëz të cilët po luajnë me fatin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Kërkesa e banorëve të Tetovës, të cilës i bashkëngjiten pa mëdyshje edhe banorët e vendbanimeve tjera të Maqedonisë, është ajri, jo buka, jo kripa, puna. Ajri i cili është dhuratë prej Zotit, të mos ndotet nga ndërhyrja e njeriut, nga dora e tij gjakatare e cila prek edhe në shenjtëritë.
Edhe pse ekziston një ministri e ekologjisë, me një ministër shqiptar në të, përsëri shqiptarët e Tetovës, vuajnë për ajër të pastër. Fajtor kryesor për këtë gjë është fabrika “Jugohrom” e cila nuk po merr guximin që të lëviz nga biznes interesat e saja dhe të ndërtoje filtrat të cilat do ta shpëtonin jetën e mijëra qytetarëve të Tetovës me rrethinë.
Në njërin prej emisioneve debative, njëri prej funksionarëve të lartë të BDI-së përmend se kanë kërkuar që të vendoset në rend dite në qeveri mbyllja e Jugohromit, por, partia në pushtet VMRO-DPMNE ka penguar këtë gjë që të vendoset në rend dite. Mirëpo, jeta e qytetarëve shqiptar, romë, maqedonas, turq, vllah, boshnjak e të tjerë të Tetovës, Manastirit, Shkupit, Kumanovës, Kërçovës, Strugës dhe vendeve tjera nuk ka kohë për të pritur rendin e ditës.
Protesta e sotme në Tetovë dëshmoi për kërkesën urgjente të qytetarëve, të cilët shëndetin e tyre në rend dite dinë që ta vendosin vet, pa pasur nevojë për të pritur përgjigje dhe mendimin e askujt.
Brohoritjet e protestuesve treguan se realisht për çka kanë nevojë qytetarët e Maqedonisë. Ata kanë nevojë që ta ruajnë shëndetin e tyre fizik, psikologjik dhe shpirtëror. Propagandat e ndryshme, politikat e ndryshme, kampanjat të cilat po realizohen në kurrizin e qytetarëve të Maqedonisë po e dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre fizik, psikologjik dhe shpirtëror.
Qytetarëve të Maqedonisë po i afrohen programe të ndryshme degjeneruese të cilat po ia cënojnë integritetin dhe identitetin e tyre si njerëz, qytetar të një shteti sovran. Po ashtu nga mos përfillja e kërkesave të qytetarëve, duke u nisur mbi baza të paragjykimeve etnike, këto qytetar po neglizhencën e politikës po e paguajnë me shëndetin e tyre. Ministri i ekologjisë, Nurhan Izairi sot duhej që të ishte në radhët e para të protestës në Tetovë, për të dëshmuar para opinionit se Nikolla Gruevski së bashku me VMRO-DPMNE-në po e pengojnë që në rend dite të vendoset çështja e mbylljes së Jugohromit.
Por, në këtë shtet të çudirave është pak si e vështirë që të presim ndërgjegjësim dhe refleksion pozitiv për të mirën e qytetarëve.
Të gjithë shtetet në botë e kanë problemin e pa punësisë, ku qytetarët e tyre kërkojnë me ngulm punë dhe janë kundër varfërisë, vetëm në Maqedoni ndodh, që qytetarët e këtij shteti të kërkojnë ajër të pastër edhe pse e kanë barkun e zbrazët dhe janë pa punë.
Bënë mirë që kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili vrapoi për t`i vizituar banorët e Tetovës pas fatkeqësisë natyrore që i kaploi, të përvesh mëngët dhe të vizitoj këto njerëz, të ndaj dhimbjen me to dhe të gjej zgjidhje për problemin e tyre, e cila zgjidhje gjendet në vullnetin e tij politik. Mjafton një fjalë e tij që të zgjidh tërë problemin e komplet një qyteti me rrethinë. Veshët e shurdhër, patjetër që do t`i paraqiten si hije gjithmonë prapa jetës së tij edhe kur ai të mos jetë në krye të qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...