Friday, April 15, 2016

Me vend e pati presidenti Nishani, preshevarët u keq qeverisën nga Ragmi Mustafa

Hamdi Nuhiju

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i cili para disa ditësh pati një takim me disa student preshevar, shprehu shqetësimet e tij në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Nishani përmendi arsyet ekonomike, politike dhe sociale, që detyruan shqiptarët e Luginës së Preshevës të ikin nga vendi i tyre për në vendet e Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, në takim, ai apeloi deri te institucionet kompetente në Republikën e Shqipërisë që të bëjnë të pamundurën për të ndikuar që preshevarët të mos shpërngulen nga trojet etnike, që në këtë mënyrë nga harta gjeografike të zhduket Kosova Lindore.
Nishani në një mënyrë ose tjetrën, e pranoi se preshevarët janë keq qeverisur nga Ragmi Mustafa, i cili i ka mbajtur me premtime boshe, duke i lodhur dhe dëmtuar ato psiqikisht, moralisht dhe ekonomikisht.
E dëshmuar tashmë edhe nga presidenti Bujar Nishani, pozita e Ragmi Mustafës është labile në pozicionin e tij si kryetar i komunës së Preshevës. Të qëndrosh në atë pozicion edhe pas këtij konstatimi, ose të rizgjidhet i njëjti kryetar komune, nënkupton që të vazhdohet me avazin e vjetër, me shpërnguljen e shqiptarëve deri në momentin e dhënies së këtyre trojeve serbëve dhe plotësimin e dëshirave të tyre.
Ragmi Mustafa, i vetëdijshëm ose jo për krimet e tij ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duhet që përfundimisht të ikë nga ai pozicion dhe të kërkoje azil politik në ndonjërin prej vendeve ish sovjetike. Azili politik në vendet sovjetike është e vetmja mënyrë e shpërlarjes së fajeve të pafundme që janë si ngarkesë në karrierën politike të Ragmi Mustafës.
Por kjo gjë gjendet në duart e vet preshevarëve. Ata duhet që t`i japin vizën Ragmi Mustafës për të kërkuar azil politik në Siberi. Përndryshe, nëse legjitimojnë politikat e tij diskriminuese dhe fashiste ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, atëherë vlen thënia se si është populli ashtu e kanë edhe udhëheqësin.
E kundërta e Ragmi Mustafës në skenën politike në Luginën e Preshevës është Shqipërim Arifi. Ideja e tij është që të mos shpërngulet rinia e Luginës së Preshevës nga vendlindja e tyre, por të zhvillohet aty ku është, duke mos humbur identitetin e vet kombëtar dhe fetar.
Preshevarët përfundimisht kanë alternativë, ata e kanë Alternativën për Ndryshim, në krye me Shqipërim Arifin dhe duhet që të njëjtit t`i japin shansin për të dëshmuar edhe praktikisht se qeverisja e Ragmi Mustafës ka qenë vdekje klinike për popullatën e Luginës së Preshevës.

Me 24 prill, preshevarët duhet që përfundimisht t`i japin vizën për azil politik, Ragmi Mustafës. Ata duhet që t`i thuan mjaft politikave që çuan në zbrazjen e Luginës së Preshevës nga shqiptarët.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...