Hamdi Nuhiju
Pastrimi i Listave Zgjedhore si një parakusht për
mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të drejta dhe demokratike
ishte një kërkesë e LSDM-së. Mënyra se si dolën në pah shifrat
kontestuese,
prej 40.000 votuesve, të cilët për momentin janë në proces verifikimi, dhe
vendosja e 170.000 votuesve në një listë të veçantë e harresa e votuesve fiktiv
të Pustecit dhe vendeve tjera, e bëjnë të dyshimtë edhe qëllimin e LSDM-së dhe betejën
e saj për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Këtij dyshimi i përforcohen argumentet me mënyrën e
zgjidhjes së ngërçit medial ose raportimit të medieve, edhe kjo gjë më propozim
të LSDM-së, duke i hidhëruar gati se të gjitha shoqatat e gazetarëve në
Maqedoni, të cilat nuk po marrin pjesë në ad hok trupin e kontrolluar nga
LSDM-ja.
Edhe te afër 40.000 votuesit e kontestuar, po ashtu edhe
te 170.000 votuesit e pa kontestuar, por të vendosur në një listë të veçantë,
pjesa dërmuese e tyre janë shqiptar. Kjo gjë tregon për harmoninë nacionale që
ekziston midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së kur janë në pyetje shqiptarët.
Votuesit e dyshimtë, 40.000, kanë të drejt që të
paraqiten për të kërkuar të drejtën e tyre të votës, ose në të kundërtën do të
shlyhen nga lista zgjedhore. Sipas dinamikës së paraqitjes së votuesve të
dyshimtë, gjasat janë që një pjesë e madhe prej tyre do të fshihen nga lista
zgjedhore, ndërsa kjo metodologji e Listës Zgjedhore, si duket vlen vetëm për këto
zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pas zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare, ende nuk është e qartë, por gjasat janë që të kthehet modeli i
vjetër i Listës Zgjedhore.
Partitë opozitare shqiptare-jashtë parlamentare, po
ankohen te grupi i parë për arsyen se sipas tyre, si votues të dyshimtë që
duhet të paraqiten për të drejtën e votës janë shumë familjar dhe anëtar të
tyre të partive politike. Në anën tjetër ekzistojnë garanci nga partitë pjesëmarrëse
në procesin e Përzhinos, partitë shqiptare, se nuk do të fshihet asnjë votues
shqiptar i cili i plotëson kushtet e kërkuara sipas KSHZ-së për të qenë pjesë e
Listës Zgjedhore.
Opinioni i këtushëm dhe ai ndërkombëtar si duket është
koncentruar vetëm te 40.000 votuesit e dyshimtë duke i harruar 170.000 votuesit
që shumica janë shqiptar e të vendosur në listë të veçantë. Grupi i dytë i votuesve
prej 170.000 nuk po paraqiten si të dyshimtë, mirëpo sipas të dhënave në KSHZ
ata nuk kanë të drejt vote në Republikën e Maqedonisë ( për këto zgjedhje
parlamentare), por vetëm në ambasadat dhe konsullatat Maqedonisë.
Kjo finesë e hollë, e parëndësishme në shikim të parë
mund të jetë tepër e dëmshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku shumë
shqiptarëve do t`i merret e drejta e votës dhe kjo gjë do të ndikoje në uljen e
deputetëve shqiptar në Parlament. Në këtë mënyrë, 170.000 votuesit, ku shumica janë
shqiptar po kufizohen në 3 deputet të cilët nuk ka mundësi t`i fitojnë për
arsyen e thjeshtë se në MPJ të Maqedonisë,shqiptarët janë shumë pak të përfaqësuar.
Kjo gjë ndoshta është më keq sesa fshirja prej Listës
Zgjedhore, për arsye se në këtë mënyrë po kufizohen një trup votuesish aktiv
nga mërgimi të cilët zakonisht gjatë zgjedhjeve parlamentare kanë ardhur për
t`i ndihmuar partive të ndryshme shqiptare për të fituar ndonjë deputet plus.
Në mesin e të gjitha këtyre kalkulimeve si garantues qëndron
faktori ndërkombëtar i cili kujdeset për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.
No comments:
Post a Comment