Sunday, November 20, 2016

Çka kërkon LSDM-ja në Lagjen e trimave dhe në fshatin Ropalcë?!

Hamdi Nuhiju

Para disa ditësh disa përfaqësues të lartë të LSDM-së kishin pasur takime me qytetar në Lagjen e trimave në Kumanovë dhe në fshatin Ropalcë të Komunës së Likovës. Atyre iu është prezantuar platforma politike e LSDM-së për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë nëse vijnë ato në pushtet, si dhe barazi të plotë.

Opinioni i brendshëm dhe ai i jashtëm këtyre vizitave në këto vendbanime shqiptare, por edhe në vendbanimet tjera shqiptare i ka venduar disa pikëpyetje të mëdha me nga një pikë çuditëse se pse LSDM-ja e cila kishte stazh të gjatë politik në Maqedoni nuk i vizitoi këto vende në periudha tjera kur shqiptarët kishin nevojë për ndryshim të gjendjes së tyre, por tani në momentin kur spektri politik shqiptar në Maqedoni është i përçarë në shumë parti dhe fraksione politike.
LSDM-ja opozitare, sipas vlerësimeve të opinionit, gjuhën shqipe ka mundur që ta zyrtarizoje duke nisur nga Komuna e Strumicës ku lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është edhe kryetar i kësaj komune, dhe jo të mbaje si premtim për t`i mbajtur peng shqiptarët dhe mashtruar në një garë të pakuptimtë për kulaçin politik.
Në Lagjen e trimave në Kumanovë mungon infrastruktura elementare, mungojnë punësimet dhe zhvillimi ekonomik, ekologjik, social e shëndetësor. Kjo lagje është lënë tërësisht në harresë edhe pse kryetari i Komunës së Kumanovës është nga radhët e LSDM-së opozitare dhe në zgjedhjet e fundit lokale e mundi kundër kandidatin e tij me votat e shqiptarëve.
Fshati Ropalcë është një vendbanim rural ku mungon zhvillimi ekonomik dhe bujqësor. Benificionet e shtetit në bujqësi shkojnë në tërësi në vendbanime tjera maqedonase, ndërsa është harruar fshati Ropalcë. Edhe pse LSDM-ja si në nivelin lokal edhe në atë qendror ka qenë pjesë e udhëheqësisë së shtetit, ajo megjithatë asnjëherë nuk ka shtruar dorën e ndihmës për banorët e këtij fshati që gjithçka që kanë ngritur e kanë ngritur me punën dhe mundin e tyre.
Shqiptarët si në Lagjen e trimave ashtu edhe në vendbanimet tjera shqiptare kanë nevojë për tretman të barabartë shtetëror, me një fjalë çka ndahet nga shteti për maqedonasit të ndahet edhe për to, dhe jo për gënjeshtra, manipulime dhe mashtrime.
Lagja e trimave dhe Ropalca ka folur dhe flet shqip, këtë gjë nuk mund t`ia ndalojnë as tanket e Gruevskit e as dinakëria e Zaevit. Këto banor nuk kanë nevojë që maqedonasit në Strumicë të flasin shqip, ose të kanë të drejtën për me fol shqip, por kanë nevojë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ekzistencë dhe mbijetesë.
Në Lagjen e trimave ka një armatë të tërë të diplomuarish në drejtime të ndryshme që punojnë punë të ndryshme si taksi, shitës në shitore të ndryshme, shitës në treg, e pjesa dërmuese e pa punë dhe pa perspektivë. Ajo që i duhet këtyre të rinjve është që paperspektiva të hiqet nga supet e tyre dhe të ketë shpresë për to. Pastaj ato vet do të sistemohen, arsimohen dhe punësohen në sektor dhe sfera të ndryshme.
As LSDM-ja po as VMRO-DPMNE-ja nuk ka nevojë që t`ia kërkoje votën këtyre shqiptarëve të lodhur me premtime koti që nuk peshojnë aspak në përditshmërinë e tyre. Ndryshoni statusin për rininë shqiptare në Maqedoni nga e paperspektivë, me perspektivë, do të shihni vet se kjo rini do të jetë falënderuese ndaj cilit do qoftë që ia ndërron statusin, siç është falënderuese e përjetshme ndaj shteteve perëndimore.

Për fund, secila votë që shkon në konton e LSDM-së nga shqiptarët është votë e çuar huq, që dëmton imazhin, ekzistencën, integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. 

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...