Thursday, May 11, 2017

I kërkoj falje lexuesve- Gideon Levi

Përktheu dhe përshtati nga serbishtja: Hamdi Nuhiju

I nderuar Moshe Gan-Zvi dhe Orna,

Jam mërzitur kur e kam kuptuar në botimin e ditës së martë të gazetës Haretz se keni vendosur që të hiqni dorë nga parapagesa juaj. Nuk ju njoh personalisht, por si lexues do të më mungoni.
Si një person që pjesërisht jam përgjegjës për vendimin tuaj, ashtu si është theksuar në letrën tuaj, më lejoni që të ju kërkoj falje, për atë se e kam shkruar të vërtetën gjatë gjithë këtyre viteve.  Duhej që të merrja parasysh edhe të vërtetën që është në shijen tuaj dhe të veproja sipas saj.
Nuk ju ka ardhur mirë që të lexoni për okupimin ashtu si kam shkruar për të unë edhe kolegia ime Amira Hass. Ju, që jeni aktiv në Rotari Klubin izraelit, që vini prej botës së biznesit, që jeni aq krenar me atë se fëmijët tuaj dhe familjet tuaja jetojnë në Bregun Perëndimor. Djali i juaj është shkolluar në akademinë paraushtarake Eli. Nipi juaj me krenari mban mbiemrin Sheetrit. Ju që jeni të kënaqur me vlerat tuaja, fëmijët dhe moralin tuaj, mendoni se nuk duhet që të lexoni të vërtetën e pakëndshme. Ju, thjeshtë këtë gjë nuk e meritoni.
Me të vërtet si kam mundur që gjatë gjitha këtyre viteve të shkruaj artikuj për të cilat edhe ju me bujari thuani se jeni prekur, dhe për turpin tim si nuk e kam kuptuar se të gjitha këto familje palestineze kanë ra në hall vet? Me të vërtetë si ka mundur që kjo gjë të ndodh? Me të vërtet vet janë fajtor, ndërsa unë për këtë gjë padrejtësisht kam akuzuar forcat ushtarake izraelite, si kam guxuar? Dhe si unë dhe Amira Has duhej që të ishim ashtu të njëanshëm kur kemi shkruar për atë se si një popull ka zgjedhur që të shkatërroje popullin tjetër në vend të zhvillimit të një shoqërie demokratike? Me të vërtet si ke mundur Amira?
Supozoj, Moshe, që nëse juve me vite do të ju mbanin në kafaz, ju do të vazhdonit anëtarësimin tuaj në Rotari Klubin dhe do të refuzonit që të luftonit për të drejtën tuaj. Supozoj se Orna, nëse ushtarët do të kontrollonin në shtëpinë tuaj në mes të natës dhe të arrestonin Moshen para syve tuaj, duke e goditur dhe shtrirë për toke para fëmijëve tuaj që kanë studiuar në akademinë Eli, dhe prej në shtëpi ta mbanin me muaj në burg pa proces gjyqësor, se ju do të jepeshit pas ndonjë udhëheqje kreative për popullin tuaj.
Supozoj se ju që vini nga bota e biznesit me vullnet do të pranonit ato që do t`ua konfiskojnë pronën tuaj dhe do të ju largonit nga toka juaj. Jam i sigurt se juve nuk do të ju binte ndërment që të luftoni kundër atyre që ju kanë torturuar me atë të keqe me vite.
Por nuk kemi çka të bëjmë. Palestinezët janë tjerë prej juve, e nderuara Orna dhe i nderuari Moshe. Ato kanë lindur në lartësi të njëjta si ju. Ata janë kafshë njerëzore, të lindur për të vrarë. Nuk janë të gjithë të moralshëm ashtu si ju dhe fëmijët tuaj me akademinë Eli. Po, ekziston popull që lufton për lirinë e tij. Ekziston një popull që detyrohet që atë gjë ta bëjë me dhunë. Në realitet nuk ka popull në botë që atë gjë nuk do ta bënte, duke përfshirë edhe popullin e zgjedhur të cilit ju me krenari i përkisni. Jo vetëm që i përkisni, ju jeni më të mirët, drita, elita morale, sionist të shenjtë.
Kërkoj falje për anësinë time. Si nuk kam arritur që të mbaj baraspeshën midis të vrarit dhe vrasësit; hajnit dhe viktimës; okupatorit dhe të okupuarit? Më falni që kam guxuar që të shuaj lumturinë dhe krenarinë tuaj në vendin ku rrjedh mjaltë dhe qumështit. Në këtë vend ka aq shumë gjëra të mira, ndërsa Haretz juve jua prish moralin, ashtu si thoni ju po ua prish lumturinë. Si nuk e kam parë se dëshironi që ta lexoni të vërtetën dhe nuk e kam marr këtë gjë parasysh për çdo jave kur jam kthyer nga territoret e okupuara dhe jam ulur që të shkruaj për atë që kam parë me sytë e mi?
Por tani është vonë. Thirrja për të bojkotuar kremin prej çokolladës për ju është një masë e madhe dhe keni vendosur ta bojkotoni Haretz. Prej tani, e vetmja gazetë në tavolinën tuaj do të jetë e djathta Makor Rishon. Ato nuk do të shkruajnë se si ushtarët izraelit kanë arrestuar 5 palestinezë në vetura para tre javëve dhe jam i sigurt se shabati tuaj prej tani do të jetë shumë miqësor.
Gideon Levi

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...