Friday, May 19, 2017

A po eksitohet Artan Grubi me anketat e televizionit Telma nën dirigjim të LSDM-së?!

Hamdi Nuhiju

Kohët e fundit në Republikën e Maqedonisë kanë ndodhur dy anketa të ndryshme dhe një sjellje e njëjtë e përfaqësuesve politik dhe aktivistëve të Lëvizjes Besa, si me anketën e parë edhe me të dytën, si dhe me sjellje mohuese e nënçmuese e përfaqësuesve të BDI-së dhe aktivistëve të saj.

Në anketën e parë, Lëvizja Besa del me rejting të rritur, ndërsa BDI-ja nuk ka ndryshim rejtingu, ndërsa sa i përket liderëve politik, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka qenë në udhëheqje në raport me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Përfaqësuesit politik të BDI-së, aktivistët, ish kandidatët për deputet, militantët partiak filluan që ta mohojnë atë anketë, duke mos e quajtur të vërtetë dhe duke u kapur pas saj e bërë zhurmë deri në rrugë. Klithmat, ulurimat e të bërtiturat e këtyre aktivistëve nuk e besoj se ka ndonjë njeri që si ka dëgjuar.
Faza e parë kaloi! Ulurimat u qetësuan, por me një prapavijë. Menjëherë pas kësaj ankete të publikuar ku Lëvizja Besa del më e fort se BDI-ja, doli në pah një anketë e Televizionit Telma, ku BDI-ja del një parti më e fort se Lëvizja Besa, si dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka rejting më të mirë sesa lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Edhe te anketa e dytë, sjellja e aktivistëve dhe përfaqësuesve politik të Lëvizjes Besa është krejtësisht normale dhe e thjeshtë. Ata as nuk anuan, as nuk sulmuan dhe etiketuan dikë.
Pas kësaj ankete, përfaqësuesit politik të BDI-së u eskituan deri në qiell, madje Artan Grubi shkroi në llogarinë e tij në Facebook:” Nëse ju ka bo vaki diçka tu IK, më mirë mos më tregoni”.
Përfaqësues tjerë politik, aktivistët, militantët dhe simpatizantët e kësaj partie vërshuan rrjetet sociale me këtë anketë. Sikur përfundimisht e fituan betejën historike, sikur kjo anketë ua dha forcën e humbur me shekuj. Ky lloj triumfatilizmi që u duk tek sytë dhe veshët e këtyre militantëve dhe aktivistëve partiak ka ra në sy të secilit njeri.
Unë kam dëshirë t`ia bëjë disa pyetje atyre që po eskitohen:
1. Kush e organizoi këtë anketë?
2. Cili televizion e promovoi?
3. Pse kjo anketë e nxori LSDM-në partinë e tretë shqiptare në Maqedoni?
4. Kush e promovoi më së shumti këtë anketë?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të lehta dhe krejtësisht të thjeshta:
1. Duket qartë se porositësi i kësaj ankete është BDI-ja dhe LSDM-ja.
2. Anketën e promovoi Televizioni Telma.
3. U nxor e treta LSDM-ja sepse ky televizion gjithmonë ka mbrojtur politikat e LSDM-së.
4. Këtë anketë e promovuan deri në qiell portalet e BDI-së.

Nëse në të kaluarën krijohej përshtypja në opinion se strategjinë e komunikimit me publikun, BDI-së po ia përgatit VMRO-DPMNE-ja, tani mund të parashtrojmë pyetjen e njëjtë: LSDM-ja a po ia përgatit strategjinë e komunikimit me publikun BDI-së përmes medieve nën ndikimin e saj? Nuk ka nevojë të përgjigjeni.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...