Hamdi Nuhiju
Referendumi i 30 shtatorit të vitit 2018 në Maqedoni ka nxjerr në pah shumë
dilema si për partinë që po udhëheq me shtetin, ashtu edhe me partinë
opozitare, VMRO-DPMNE-në. Censusi dukshëm nuk u arrit, ndërsa në opinion u nxorën
alternativat e mundshme për dalje nga një krizë e mundshme institucionale dhe
arritje e të gjitha afateve për finalizimin e Marrëveshjes së Prespës.
As Zoran Zaev e as Cipras nuk kanë zgjidhje tjetër përveç që të zbatojnë marrëveshjen
me qëllim që Maqedonia të i zhbllokoje proceset euro-integruese dhe përfundimisht
të bëhet anëtare e NATO-s. Nëse pritet që të mbahen zgjedhjet parlamentare në
Greqi (shtator 2019) dhe marrëveshja të mos finalizohet, atëherë rrezikohet
dukshëm edhe sponzorizimi i Bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e këtij kontesti 27 vjeçar si dhe anëtarësimi
i Maqedonisë në NATO.
Zoran Zaev pas rezultateve të referendumit të 30 shtatorit ka para vetes dy
zgjidhje ose alternativa prej të cilave njëra është me rrezik kohor tejet të
lartë. Zgjidhja e parë është që në Parlamentin e Maqedonisë të mbledh dy të
tretat e votave të deputetëve si dhe të finalizohet marrëveshja nga pala
maqedonase dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjidhja
e dytë, e cila vazhdimisht po përmendet nga të gjitha forcat politike në vend, është
që nëse nuk arrihen dy të tretat e votave në Parlamentin e Republikës së
Maqedonisë shumë shpejtë të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, të
krijohen dy të tretat dhe të zbatohet finalizimi i Marrëveshjes së Prespës.
Mirëpo shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare bart në vete dy
rreziqe të cilat besoj se kryeministri Zoran Zaev i ka parasysh: 1. Rreziku i
parë është mos arritja në kohë e shtyrjes së procesit të anëtarësimit të vendit
në NATO si dhe 2. Rreziku i dytë është se nga rezultatet e referendumit, askush
nuk mund që të garantoje se Zoran Zaev në ato zgjedhje të parakohshme
parlamentare do të kishte mundësi që të fitoje besimin e popullatës ku do të
kishte një shumicë dy të tretave të votave në Parlament.
Ajo që është me rëndësi të analizohet është edhe pozita e liderit të opozitës,
Hristijan Mickoski në tërë këtë histori të referendumit dhe zgjedhjeve të
parakohshme parlamentare.
VMRO-DPMNE dhe lideri i saj Hristijan Mickoski bojkotuan referendumin, ndërsa
haptas karshi opinionit maqedonas dhe ndërkombëtar thanë se nuk janë kundër që
Maqedonia të futet në NATO dhe në BE, por janë kundër formulimit manipulativ të
pyetjes së referendumit e cila në agjendë e ka futur edhe Marrëveshjen e Prespës
për ndryshimin e emrit kushtetues.
Edhe pse gjatë referendumit thuajse nuk i dëgjohej zëri, Mickoski një ditë
pas referendumit në emisionin “Hapur” në TV Alfa u çlirua për të folur për të
gjitha temat të cilat në kampin opozitar thuajse dukeshin tabu.
Mickoski edhe pse në asnjë moment nuk tha se është kundër mbajtjes së
zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai me tri kërkesat e tij drejtuar
Zaevit ose qeverisë së tij, opinionit të gjerë ia bëri me dije se është kundër mbajtjes
së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kërkesat e tij janë që : 1. Prokurori publik të zgjidhet nga radhët e opozitës,
2. Të themelohet Komision Anketues për Referendumin dhe 3. Të formohet një
qeveri teknike e modelit të Përzhinos e cila do t`i organizonte zgjedhjet e
parakohshme parlamentare.
Do të ishte e palogjikshme që qeveria e kryeministrit Zoran Zaev të
pranonte shkarkimin e prokurorit publik dhe zgjedhjen e tij nga radhët e opozitës
në kohën kur kjo gjë do të nënkuptonte amnistim të shumicës së deputetëve të përbërjes
aktuale në Parlament të VMRO-DPMNE-së. Në këtë mënyrë, Zaev do të humbiste
kredibilitetin e tij politik karshi votuesve të tij dhe faktorit ndërkombëtar.
Qeveria teknike e modelit të Përzhinos, 100 ditë para mbajtjes së
zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është e mundshme të ndodh, por në
rrethana tjera kur nuk do të ekzistonte presioni kohë e cila do ta rrezikonte
zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Në kohën kur VMRO-DPMNE-ja bojkotoi referendumin dhe nuk ishte prezente në
procesin e votimit, ngritja e një Komisioni Anketues për Referendumin do të
ishte një kërkesë lehtësisht e hedhur poshtë nga kreu i qeverisë.
Tre kërkesat e Mickoskit indirekt ia bënë me dije opinionit se edhe vet
kreu i VMRO-DPMNE-së, është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare.
No comments:
Post a Comment