Sunday, December 29, 2019

Kush po kruhet ka blloku opozitar shqiptar?

Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara që të mbahen për me 12 prill të vitit 2020 tashmë janë vulosur. Janë krijuar të gjitha kushtet dhe rrethanat politike dhe strategjike që ato të mbahen. Për kryeministër teknik në qeverinë që do të merret me organizimin e zgjedhjeve është caktuar ministri aktual i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Ndërsa, propozimi i parë i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik në qeverinë e organizimit të zgjedhjeve është refuzuar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, si një propozim antikushtetues.

Tashmë kur fotografia e zgjedhjeve të 12 prillit është e qartë edhe për subjektet politike shqiptare, kanë nisur që të organizohen edhe pozicionimet si dhe sulmet fillestare.
Beteja e shqiptarëve të LSDM-së, në krye me nënkryetarin e këtij subjekti, Muhamed Zekiri është në raport me BDI-në. Në diskursin e tyre publik ata vazhdimisht merren me BDI-në, duke synuar elektoratin e kësaj partie. Në anën tjetër, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në harmoni të plotë me nënkryetarin e tij, po tenton që të balancoj ujin e turbulluar në opinion në raportet LSDM-BDI, ku njëri funksionar mbyll derën, ndërsa tjetri le një derë hapur.
BDI-ja ka deklaruar se në këto zgjedhje do të dal e vetme pa pasur nevojë për koalicion me ndonjë subjekt tjetër, ndërsa sipas informacioneve të mia prej burimeve brenda qeverisë, BDI e ka lutur në vazhdimësi PDSH-në dhe partinë Alternativa për të krijuar një koalicion parazgjedhor.
Në rrethana të këtilla, kur BDI-ja po del e vetme në zgjedhje pasi që nuk ka pasur mundësi të gjej partner për koalicionim, PDSH-ja ka vendosur që më mirë të shkoj me LSDM-në në koalicion sesa me BDI-në. Në sytë e skeptikëve nacionalist, veprimi i PDSH-së duket i pakuptimtë, por realisht kjo parti si partner më serioz edhe në raport me shqiptarët e ka parë LSDM-së sesa BDI-në e Ali Ahmetit.
Tashmë edhe pozicionimi i PDSH-së është bërë publik në raport me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Aleanca për Shqiptarët muajt e fundit ka përgatitur terrenin dhe opinionin me një krijim të një koalicioni parazgjedhor. Për ASH-në e Zijadin Selës opsion B është dalja e vetme në zgjedhje. Aleanca për Shqiptarët janë në bisedime të vazhdueshme me partinë Alternativa të Afrim Gashit si dhe me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit. Sipas Zijadin Selës, nëse këto tre parti arrijnë një koalicion para zgjedhor, do të kishin mundësi që t`i fitonin 15 deputet dhe përfundimisht BDI-në ta dërgonin në opozitë. Ndërsa, nëse do të arrinin një koalicion vetëm me partinë Alternativa të Afrim Gashit, ky koalicion do t`i kishte 13 deputet, ndërsa BDI-ja do të ishte në opozitë. Sipas të gjitha sondazheve dhe parametrave, Aleanca për Shqiptarët si me Lëvizjen Besa si pa Lëvizjen Besa, BDI-në do ta dërgonte përfundimisht në opozitë.
Por nëse do të dilte e vetme në zgjedhje, edhe pse sondazhet po e nxjerrin mirë, ajo do ta kishte vështirë që të përballej me garniturat shtetërore dhe pengesave të hatashme që BDI-ja ka ndërtuar qe gati 20 vite.
Tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut është pikërisht ky koalicion midis ASH-së dhe partisë Alternativa. Nëse me të vërtet koalicioni ndodh, atëherë dihet edhe pozicionimi i radhëve në mesin e subjekteve politike shqiptare.
Sot në mediet shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka qarkulluar një shkrim pa autorësi, i cili e nxirrte PDSH-në dhe partinë Alternativa si partner të mundshëm parazgjedhor me LSDM-në. Esenca e këtij shkrimi nuk ishte qëndrimi i PDSH-së, pasi që tashmë dihet haptas se PDSH-ja ka vendosur që më mirë të shkoj me LSDM-në sesa me BDI-në, por këtu u sulmua qëndrimi i partisë Alternativa. Dihet se kyci i fitores te shqiptarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të këtij viti qëndron te partia Alternativa.
Kujt i konvenon që koalicioni ASH-Alternativa të mos ndodh?
Janë tre subjekte politike që nuk i konvenon ky koalicion: BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Besa.
BDI-së nuk i konvenon ky lloj koalicioni, pasi që në këtë variant ajo shkuarjen në opozitë do ta kishte të sigurt.
VMRO-DPMNE-së nuk i konvenon ky koalicion, pasi që do të kishin pengesa serioze për ta prishur Marrëveshjen e Prespës, nëse eventualisht do t`i fitonin zgjedhjet te maqedonasit.

Lëvizjes Besa asnjëherë nuk i ka konvenuar ekzistenca e Partisë Alternativa. Sikur t`i konvenonte ata nuk do të ndaheshin, por do të ishin një subjekt i vetëm. Pa marr parasysh qëndrimeve që i shprehin në opinion në lidhje me koalicionin e mundshëm ASH-Alternativa-Lëvizja Besa, ata thellë në vetvete kanë qëndrime armiqësore ndaj Partisë Alternativa.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...